1.2 miliardë euro për pushime/ Shqiptarët rrisin shpenzimet për turizëm
25/12/2019 19:42

Shqiptarët shpenzuan mbi 1.2 miliardë euro për turizëm dhe udhëtime jashtë shtetit në 9 muajt e parë të këtij viti. Të dhënat janë bërë publike nga banka e Shqipërisë në bilancin e fundit të pagesës. Sipas bankës, për periudhën janar shtator të këtij viti, shqiptarët shpenzuan plot 1 miliardë e 224 milionë euro për udhëtime jashtë Shqipërisë, pjesa dërrmuese e të cilave kanë qenë shpenzime për turizëm. Të dhënat tregojnë se krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar shpenzimet për turizëm jashtë shtetit janë rritur me 10.3 për qind ose 115 milionë euro më shumë. Shifra që shqiptarët shpenzojnë për pushime jashtë është rritur me ritme të larta nga viti në vit. Sipas të dhënave nga konfederata greke e turizmit, vitin e kaluar pushuesit shqiptar shpenzuan 236 milionë euro vetëm në Greqi. Sipas konfederatës së turizmit aktualisht në Greqi shkojnë mbi 1 milionë shqiptarë në vit për pushime dhe shifra rritet nga viti në vit. Por Greqia është vetëm njëri nga destinacionet, ku shqiptarët udhëtojnë për pushime. Paralelisht vende të tjera të preferuara janë Turqia, Italia, por edhe shtetet e tjera të Bashkimit Europian. Me gjithë rritjen e shpejtë të shifrës që shqiptarët shpenzojnë për udhëtime jashtë shtetit, bilanci i turizmit vazhdon të mbetet pozitiv, pasi pushuesit e huaj I sjellin ekonomisë më shumë se sa shpenzojnë shqiptarët jashtë. Sipas Bankës së Shqipërisë për 9 muajt e parë të këtij viti ekonomia shqiptare përfitoi 1 miliardë e 636 milionë euro nga turizmi ose ose 412 milionë euro më shumë se shpenzimet e shqiptarëve jashtë.

Top Channel/ Dëmshpërblimi për murtajën, qeveria mbi 53 milionë lekë blegtorëve
13/05 19:51
Top Channel/ Privatizimi i banesave shtetërore, pritet të përfitojnë mbi 2 mijë familje
13/05 19:48
Top News – Bordi rrit naftën dhe benzinën. E para kapërcen 200 lekëshin, benzina kërcen me 5 lekë
13/05 16:56
Top Channel/ Qeveria jep 50 lekë për litër naftë për urbanët, nis nga muaji mars
13/05 15:16
Top Channel/Sejko thirrje bankave:Financoni ndërmarrjet e vogla e të mesme dhe sektorin e bujqësisë
13/05 10:48
Top Channel/ Rriten kreditë me probleme, arrijnë në 36.9 mld lekë, BSH thirrje për kujdes
11/05 20:03
Top Channel/ 63 objekte arsimore të rindërtuara pas tërmetit, program i BE me vlerë 75 mln euro
09/05 16:35
Top Channel/ Rriten bizneset, jo punësimi, shërbimet dhe transporti kryesojnë ndërmarrjet pa staf
09/05 15:27
Top News – Nafta e benzina rriten sërish. Bordi ndërhyn te çmimi tavan dy herë brenda 24 orëve
09/05 14:20
Top Channel/ Rriten çmimet e banesave në Korçë! Apartamentet arrijnë deri në 1350€ për metër katror
09/05 12:28
Top News – Bordi ul sërish çmimet. Tavani i ri, tre lekë më pak për naftën, një për benzinën
08/05 17:05
Top Channel/ BSH nuk ndryshon normën e interesit, Sejko: Rrezik çmimet
06/05 19:52
Top News- ‘Më shumë financim për Startup-et’/ Rama me të rinjtë: Të rritim aksesin në teknologji
05/05 21:35
Top Channel/ Turizmi, gati plani me 8 pika! Nga informaliteti te “AI” në fiskalizim dhe…
05/05 19:55
Top Channel/ Lezha vendos çmimin e plazheve, 300 lekë në ato publike dhe deri në 2000 privati
04/05 20:05
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi, shërbimet e tregtia në rënie, ndërtimi mban optimizmin
04/05 19:55
Top Channel/ Nafta shkon në 206 lekë, ndryshon dhe çmimi i benzinës
02/05 19:24
Top Channel/ Bizneset kërkojnë lehtësira për karburantet, ministri i Financave: Ndihma për…
30/04 12:05
Top Channel/ “Ekonomia u rrit, borxhi u ul”! Del raporti i BB për Shqipërinë
29/04 19:32
Top News – Borxhi zbret nën 50 për qind. Forcimi i lekut tkurr detyrimet e huasë së jashtme
29/04 16:18