23:22 | 29/5/2024

Top Channel zbulon videon e dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi

Top Channel ka siguruar videon nga momenti kur avokati Sokol Mëngjesi u dhunua të mërkurën para derës së kopshtit të të birit. Në video duket që avokati po qëndronte tek dera e kopshtit në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku sapo kishte lënë djalin e tij. Sokol Mëngjesi është sulmuar nga tre personat të cilët e kanë goditur pa mëshirë edhe kur ai është rrëzuar në tokë dhe ka përplasur kokën në beton. Sipas policisë në vendin e ngjarjes kanë qenë Dorian Alia, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili është vetëdorëzuar në Polici, Drivald Alia, 21 vjeç, banues në Tiranë dhe Elton Kasaj, 33 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa Romario Tabaku, 26 vjeç, banues në Tiranë, është ai që ka larguar autorët nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij. Në momentin që avokati është sulmuar, ka qenë e pranishme dhe një zonjë, e cila është larguar me vrap e tmerruar. Në video shihet kur njëri nga autorët e godet në kokë me sende të forta dhe e rrëzon përtokë avokatin. Dy agresorët e tjerë afrohen me shpejtësi dhe e qëllojnë sërish Sokol Mëngjesin me shkelma në kokë ndërkohë që ai është i shtrirë pa ndjenja. Sulmi zgjat më pak se 6 sekonda dhe më pas autorët largohen duke vrapuar. Policia ka vënë në dispozicion 20 mijë euro për këdo jep informacion për vendndodhjen e tre agresorëve të tjerë.

Më shumë ↓

Video të tjera