Zvicra më ka ndryshuar jetën. Në 2006 pësova një zhgënjim që mund të ishte fatal për jetën time…
28/09/2019 20:00

Në episodin e rradhës në emisionin “Diaspora” i ftuar është Berat Haskaj, i cili jeton prej 10 vitesh në Zyrih. Ai vendosi të emigrojë në Zvicër për të ndjekur ëndrrën e tij në kërcimin modern, por edhe për arsye ekonomike që nuk i'a mundësonte dot vendlindja e tij. Pas luftës në Kosovë ai krijoi grupin e tij të kërcimit, një nga grupet që ka marrë pjesë në shumë evenimente brenda dhe jashtë Kosovës. Berati ka rrëfyer një nga zhgënjimet e tij më të mëdha në vitin 2006, ku ai do të përfaqësonte vendin në një kompeticion në USA dhe nuk arriti dot të siguronte buxhetin prej 3000 eurosh nga sponsorët dhe ministria e kulturës. Viza i’u anullua nga ambasada amerikane pasi ai nuk u paraqit në takim, dhe automatikisht humbi pjesëmarrjen në USA. Kjo është edhe një nga zhgënjimet e tij më të mëdha, pasi atë ditë ai pësoi dhe një aksident me automjetin e tij që mund të ishte dhe me pasoja fatale për jetën e tij. Në fund të vitit 2008 ai vendosi të emigrojë në Zvicër, duke ndjekur dhe hapat e babait të tij, i cili kishte emirguar vite më parë. Në 2 vitet e para ai punoi në një restorant në Zyrih, dhe aty nisi të mësojë gjuhën gjermane. Ai jeton aktualisht me familjen e tij në Zvicër, është i martuar me një shqiptare, si dhe punon një kompani automjetesh. Pasdite merret me pasionet e tij, kërcimin dhe këngën. I pyetur nëse ka menduar të rikthehet në Kosovë pas disa vitesh ai përgjigjet : “Nëse do të ishit në lekurën time, Zvicra është vendi më i sigurtë dhe më i qetë në botë nuk do e lija kurrë” Autore Diaspora : Ledja Liku

Yjet Shqiptarë të Diasporës – Aplikoni tani!
05/03 14:14
Jam rikthyer për të kontribuar për vendin tim. Të emigroj sërisht opsion jo primar…
03/10 20:00
Fillimet sfiduese, mezi thoja mirëmëngjes në gjermanisht. Diaspora të japë kontribut për vendlindjen
26/09 20:00
Në Shqipëri kam patur padrejtësi gjatë karrierës… Në Montreal kam gjetur ambient shumë profesional
19/09 20:00
U nisa ilegalisht me peshkarexhë në vitin 1992 nga Vlora drejt Italisë për të nisur një jetë të re..
12/09 20:00
Emigrant në 1992, sot në rradhët e partisë CDU në Gjermani. Historia e Besnik Kelmendit.
05/09 20:00
Sfidat e një gruaje shqiptare të sukseshme në Kanada
29/08 20:00
Flautistja e parë shqiptare që sfidoi mentalitetin në 1966.30 vite sfida dhe suksese në Korfuz
22/08 20:00
Përse vendosa të largohem nga Shqipëria. Do të kthehem të jetoj pas disa vitesh në një vend…
15/08 20:00
Nuk kam lejuar kurrë të fyejnë vendlindjen time.Shqipëria me gjithë të metat mbetet oaz frymëzimi
01/08 20:00
Kam kaluar sfida mbijetese në emigrim dhe tani që kam mundësi dua të ndihmoj njerëz në nevojë
25/07 20:00
Nismë nga zemra ime, për vajzën time, dhe për çdo prind që ka fëmijë me autizëm
18/07 20:00
Të gjesh shpirtin binjak në Diasporë. Nisma unike e dy shqiptarëve të lindur në Zvicër
11/07 20:00
Në Amerikë në pension ndryshon jeta totalisht. Rikthimi në Tiranë për të zhvilluar brezin e ri
04/07 20:00
T’ju mësosh fëmijëve gjuhën shqipe në Greqi edhe në karantinë
27/06 20:00
16 vjeç refugjat, sot arkitekt fitues në Angli, si dhe pjesë e komunitetit të arkitekturës botërore
20/06 20:00
Shqiptarja e parë e emëruar në OKB si eksperte e pavarur për të drejtat e njeriut
13/06 20:00
Në Londër fizikisht, mendja dhe zemra mbetën gjithmonë në Kosovë. Tre dekada në emigrim
06/06 20:00
Kuroje pacientin siç do të doje të kuronin ty. Amaneti i Sterjo Spasses dhe nxitja për dituri
30/05 20:00
Kuroje pacientin siç do të doje të kuronin ty. Amaneti i Sterjo Spasses dhe nxitja për dituri
30/05 17:42