Bordi i lartë i zgjedhjeve në Turqi, ka refuzuar kërkesën e partisë në pushtet, Drejtësi dhe Zhvillim për rinumërimin e votave në 31 lagje të Stambollit. Presidenti Tayip Erdogan, kryetar i AKP, tha të hënën se zgjedhjet lokale ishin shënjuar nga krimi i organizuar në kutitë e votimeve në Stamboll, duke ngritur edhe mundësinë e rizhvillimit të zgjedhjeve në qytetin që ia dha shumicën, ndonëse me diferencë të ngushtë, partisë kryesore të opozitës.