Partia Konservatore në pushtet është fituese e zgjedhjeve të përgjithshme në Spanjë, por exit-pollet sugjerojnë se ajo nuk do të mundet të sigurojë shumicën. Sipas parashikimeve, socialistët renditen të dytët të ndjekur nga partia e ekstremit të majtë, Podemos dhe liberalja Ciudadanos.