Një atentator vetëvrasës ka vrarë 16 persona, përfshirë katër ushtarë të NATO-s, në një sulm në rrethinat e bazës ajrore të Bagramit, në veri-lindje të Afganistanit. Sulmi vjen në një moment krize të shkaktuar nga rezultatet e zgjedhjeve presidenciale. Kandidati humbës, Abdullah Abdullah deklaron se do të krijojë një “qeveri paralele” nëse rivali i tij Ashraf Ghani del zyrtarisht fitues.