Pritshmëritë ishin të larta, spekullimet gjithashtu dhe shkencëtarët në Cern të Zvicrës shpallën pikërisht atë që bota prej disa ditësh priste të dëgjonte: zbulimin e një grimce subatomike e cila përputhet me të shumëpërfolurën “grimca Higgs” apo pjesëza e Zotit. Të dy eksperimentet e realizuara me këtë qëllim në Large Hadron Collider kanë mbërritur rezultate të denja për tu përcaktuar si zbulim.