Top Channel/ Hiqet nafta falas! Skemë e re subvencionesh, kush përfiton
30/03/2026 20:03

Qeveria nuk do të japë më naftë falas për fermerët. Në skemën e re kombëtare që do të prezantohet nesër në një konferencë për shtyp nga ministrja Andis Salla, heqja e naftës për traktorët është zëvendësuar me një tjetër masë mbështetëse. Për herë të parë bujqit shqiptarë do të marrin para për sipërfaqe toke të mbjellë. Saktësisht, Top Channel zbulon se bujku do të marrë 100 euro për çdo hektar të mbjellë. Me këtë vendim fermerët do të detyrohen ta punojnë tokën me çmimin e kripur që ka shkaktuar lufta në Lindjen e Mesme. 52 milionë eurot e skemës kombëtare 2026 do të ndahen në disa masa, ku vëmendje të veçantë kësaj here ka marrë bletaria dhe kontrolli biologjik. Saktësisht, ministria do të mbështesë: në vlerën deri në 12000 lekë për krerë blegtorët që rrisin gjedhë, por ata që do të shpallen fitues nuk duhet të kenë më pak se 5 krerë lopë. Për pjesën mbi 50 krerë, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%. Ndërsa për fermerët e të imtave, si dele dhe dhi, do të marrin 1500 lekë për krerë, por këtu përjashtohen ata që kanë më pak se 50 krerë. Ndërsa ato ferma që disponojnë mbi 300 krerë, masa e përfitimit do të përgjysmohet. Ndërsa për bletërritësit masa e përfitimit është rritur; ata do të marrin 2000 lekë për zgjua, por jo më pak se 25 familje bletësh. Ndërsa për ata fermerë që kanë mbi 150 koshere, edhe këtu masa do të përgjysmohet. Ndërsa ata që rrisin derra do të marrin deri në 7000 lekë për krerë, duke u vënë kushtin jo më pak se 5 krerë dosa, dhe ata që kanë stalla mbi 100 krerë do të përfitojnë gjysmën e masës. Kurse në sektorin e bujqësisë, vëmendje të veçantë do të marrë kontrolli biologjik; masa e përfitimit është 70% e vlerës së faturës tatimore. Ndërsa për fermat organike, vitin e parë do të subvencionohen në vlerën 100 000 lekë, ndërsa në vitin e dytë 150 000 lekë, dhe 200 000 lekë për fermerët e certifikuar si produkt i pastër nga pesticidet. Për fermerët që kanë certifikatën GlobalG.A.P. do të marrin 175 000 lekë për sipërfaqe mbi 1 hektar. Po ashtu, vëmendje të veçantë kanë edhe peshkatarët; masa e përfitimit është 50% e vlerës totale të faturave tatimore, por jo më tepër se 200 000 lekë për subjekt. Buxheti i shtetit gjithashtu do të shkojë edhe për investimet në ferma, ku fermerët e rinj do të marrin si mbështetje 70% të faturës tatimore, por jo më tepër se 1 milion lekë. Ndërsa për ndërtimin e staneve, masa e përfitimit është 70% e faturave tatimore, por jo më shumë se 3 milionë lekë për subjekt. Për pajisjen e mekanikës, masa e përfitimit është 50% e faturës. Fondi total për investimet është në vlerën e 2 miliardë e 500 milionë lekë. Për herë të parë zbatohet mbështetja prej 100 eurosh.

Top Channel/ Brazil, përplasen dy helikopterë.6 viktima në Rio de Janeiro,edhe këngëtari Oliver Tree
14/06 23:44
Top Channel/ SHBA, rrëzohet aeroplani, 12 viktima, 11 parashutistë dhe piloti
14/06 23:44
Top Channel/ PS-së i ikën Marjana Koçeku. Deputetja e Shkodrës del e pavarur. Nuk dihen arsyet
14/06 23:44
Top Channel/ Mijëra qytetarë ‘pushtojnë’ rrugët e Tiranës, marshim masiv në sheshe e autostrada
14/06 23:37
Top Channel/ Rama: Sazani nuk do shitet. Shqipëria nuk do të frikësohet nga ëndrrat e mëdha
14/06 23:30
Top Channel/ Samiti i G7 në Francë. Zelensky: Takim me Trump. Do na ndihmojë të sjellim paqen
14/06 23:30
Top Channel/ Tensione në protestën e 15-të. Organizatorët: Provokim, mos dorëzoni kartat
14/06 23:26
Top Channel/ Pusteci turistik. Mundësi që vizitorët të zbulojnë një nga destinacionet më autentike
14/06 23:25
Top Channel/ Protestuesit vijojnë marshimin, mijëra ‘pushtojnë’ autostradën te sheshi Shqiponja
14/06 23:06
Top Channel/ “Kujdes, është provokim”, tensione në protestën e 15-të. Ç’ndodhi para Kryeministrisë
14/06 22:57
Top Channel/ Protestuesit lënë Kryeministrinë, nisin marshimin nëpër kryeqytet
14/06 22:52
Top News – Protesta hyn në javën e tretë. Mijëra qytetarë mblidhen sërish para Kryeministrisë
14/06 22:39
Top News – Trump feston ditëlindjen. Vuçiç me ‘urime të përzemërta’ e plot lavde
14/06 22:29
Top News – 15 ditë në bulevard, protestuesit nuk tërhiqen: Revolucion
14/06 22:13
Top News – Me thirrjet, “Rama në burg dhe Berisha në burg”, protesta e radhës në Tiranë
14/06 22:13
Top Channel/ Paralajmërimi nga protesta. Cili është plani i protestuesve për rrëzimin e qeverisë?
14/06 22:12
Top Channel/Rrëzohet me votë propozimi për të mos kaluar 10 milionë banorë,konsiderohej si“Brexit 2”
14/06 22:10
Top News – Tubimi hyn në javën e tretë, mijëra protestues para Kryeministrisë
14/06 21:59
Top News – ‘800 mln dollarë vetëm nga TVSH’. Balla flet për përfitimet nga investimi në Zvërnec
14/06 21:45
Top Channel/ SHBA-Iran: Teherani tërhiqet pas sulmeve izraelite ndaj Hezbollahut në Bejrut
14/06 21:41