Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbërritur në Elbasan mëngjesin e sotëm. Kim do të zhvillojë një takim me kryetarin e grupit parlamentar Taulant Balla. Ata janë takuar dhe pritet që të diskutojnë për çështje pune, por ende nuk dihet cili është fokusi i bisedës. Kujtojmë se dy ditë më parë u dorëzuan në KQZ listat e partive me kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Ndërsa ambasadorja Kim ka përsëritur shpesh që kandidatët duhet të jenë të pastër dhe të lihen jashtë listave personat e inkriminuar. Pas takimeve që do të zhvillojë ditën e sotme, ambasadorja Kim do të ketë një prononcim për media ditën e sotme rreth orës 02:30.