Xhaçka:Përdorimi i ndalimit arbitrar të shtetasve të huaj,si mjet në politikën e jashtme ka një çmim
15/02/2021 16:39

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në shpalljen e Deklaratës Kundër Ndalimit Arbitrar në Marrëdhëniet Shtet me Shtet, me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Kanadasë. Në fjalën e saj, Ministrja Xhaçka ritheksoi mbështetjen e Shqipërisë për këtë deklaratë, teksa e cilësoi si të papranueshme rritjen e numrit të ndalimeve arbitrare të shtetasve të huaj të pafajshëm, nga qeveritë, të cilat sipas saj duan t’i përdorin ato si mjete negocimi në marrëdhëniet e tyre me qeveritë dhe vendet e origjinës të të ndaluarve. “Ne duhet t’u dërgojmë një mesazh të qartë të gjithë atyre, që e konsiderojnë ndalimin arbitrar të shtetasve të huaj, si një mjet për politikën e jashtme, se veprimet e tilla kanë një çmim. Dhe ky çmim nuk është i parëndësishëm, por një njollë mbi reputacionin dhe imazhin e atyre që përfshihen në veprime të tilla”, u shpreh ajo. Kryediplomatja Xhaçka përgëzoi Kanadanë për këtë iniciativë, duke e cilësuar këtë deklaratë si një hap të rëndësishëm në luftën kundër ndalimeve arbitrare në marrëdhëniet midis shteteve. Në konferencë përshëndetën përfaqësues të lartë të diplomacisë europiane e botërore si dhe personalitete kanadeze me ndikim në jetën politike, sociale e kulturore në botë.

Top News- Stuhia kap në befasi turistët në Vlorë, të gjithë largohen me vrap nga Lungomarja
21/07 22:25
Top News- Stuhia vjen në Kukës, erëra të forta e shtrëngata të forta
21/07 22:24
Top Channel/ Stuhia mbërrin edhe në Vlorë, qytetarët largohen nga Lungomare
21/07 22:22
Top Channel/ Dita e 52 e protestës/ Protestuesit nuk dorëzohen, mesazhe dhe kërkesa për dorëheqje…
21/07 22:21
Top Channel/ Ulen temperaturat në Kukës, reshjet dhe erërat i zënë vendin vapës
21/07 22:19
Top News- Erdhi stuhia e madhe, shtrëngata e era të forta, çatitë fluturojnë në ajër
21/07 22:18
Top News- Rama në Theth një vit pas prishjeve të ndërtimeve pa leje, prezanton Paketën e Maleve
21/07 21:18
Top News – Akuza të reja ndaj vëllezërve Tate. Të dyshuar për përdhunime masive dhe sulme seksuale
21/07 21:17
Top Channel/ Dita e 52 e protestës, protestuesit nisen drejt kryeministrisë
21/07 20:09
Top Channel/ Shahu bashkon liqenin! Pogradeci organizon kampionatin e parë
21/07 20:06
Top Channel/ 223 apartamente të reja në Kombinat për familjet e prekura nga tërmeti
21/07 20:00
Top News- Prrenjasi në protestë kundër reformës territoriale: Jo bashkim me Librazhdin!
21/07 19:54
Top Channel/ “Do prodhojmë dronë ushtarakë”! Ministri Nufi zbulon planin
21/07 19:53
Top Channel/ Rama sherr me banorët e Thethit, sfidon kundërshtarët e Rrjollit: Çojeni në SPAK
21/07 19:47
Top Channel/ Banorët nuk duan bashkimin me Librazhdin, protestë në Prrenjas kundër territoriales
21/07 19:43
Top Channel/ Sondazhi amerikan: Top Channel lider! Televizioni kryeson mbi mediat sociale
21/07 19:41
Top News- Digjet rrobaqepësia në Lezhë, nga flakët dëme të shumta materiale
21/07 19:19
Top Channel/ Përfshihet nga flakët një rrobaqepësi në Lezhë, shmanget përhapja e zjarrit
21/07 18:54
Top News – Gjykata rrëzon kërkesën e Metës. Nuk ka hetime për punonjësit e burgut 313-të
21/07 18:39
Top Channel/ Rama sqaron Paketën e Maleve: Me 1 euro merrni hipotekën e tokës tuaj dhe…
21/07 18:23