Kristina, me profesion arkitekte, është e pasionuar pas pikturës dhe e shfrytëzon talentin e saj për të transformuar objekte nga më të ndryshmet. Ajo, zakonisht i pikturon sipër objektet ose i krijon përmes materialeve që gjenden në studion e saj. Fillimisht Kristina përdorte bojërat akrilike por ato nuk janë shumë rezistente ndaj ujit dhe iu desh të kërkonte diçka tjetër derisa në internet zbuloi rezinën.