Wake Up/ “Klement Çupi nën rrënoja foli në telefon me të fejuarën në Angli”, rrëfen xhaxhai
03/12/2019 11:27

Mëngjesin e sotëm në “Wake Up” ishte i ftuar, Hamza Çupi i cili në tërmetin e 26 nëntorit, humbi nën rrënoja vëllain e tij Hajredinin, bashkëshorten e vëllait, Lutfien dhe nipin që kishte ardhur nga Anglia, Klement Çupin. Menjëherë pas tërmetit të fuqishëm ai është nisur nga Vora, aty ku jeton, për në Thumanë pasi vëllai i tij nuk përgjigjej në telefon. Ka qenë i pari që ka mbërritur në vendngjarje, ku ka parë pallatin krejtësisht të shembur. Për pak minuta më pas kanë mbërritur dhe zjarrfikëset. Ai theksoi se ishte një situatë shumë e vështirë kur mësoi që vëllai i tij dhe nusja e vëllait kishin ndërruar jetë, ndërsa dy nipat e tij për fat të mirë ishin ende gjallë dhe po bëhej çmos për t’i nxjerrë nga rrënojat. Për disa orë është komunikuar me Klementin duke i kërkuar që të bëjë durim, pasi do të nxirrej shpejt nga aty. Mirëpo Klementit i kishte rënë betoni mbi këmbë dhe kishte humbur shumë gjak, duke bërë që mos të shpëtonte dot. Përgjatë kësaj kohe ai ka kërkuar të flasë me të fejuarën e tij në Angli, Liridona duke i dhënë kështu lamtumirën e fundit. Përgjatë operacionit të kërkim – shpëtimit Klementi ka kërkuar ujë dhe cigare dhe më pas ka mbyllur sytë…Xhaxhai i tij, Hamzai theksoi se dhe në Angli, vendin ku jetonte Klementi është mbajtur një ceremoni përkujtimore për ndarjen e tij nga jeta.

Argjend Gjigja, artisti që po lë gjurmë në muzikën shqiptare/ Wake Up
26/04 10:55
Argjend Gjigja hyrja e fundit në BBV3?/ Wake Up
26/04 10:42
Shqiptari i parë që ka marrë pjesë në fushatën e “Calvin Klein”/ Wake Up
26/04 10:33
Petro Nini Luarasi vë në skenë shfaqjen “Franku V”, turne në rrethe/ Wake Up
26/04 09:39
Loja në Wake Up/ Tek shtrak-shtruk i saj Beta pa një zemër të madhe/ Wake Up
26/04 09:37
Cilët 5 njerëz të njohur do t’i ftoje bashkë në një darkë me ty?/ Wake Up
26/04 09:29
Përmirësohet moti dhe rriten temperaturat! Termometri në fundjavë shkon 26 gradë C/ Wake Up
26/04 09:25
Donaldi i hedh karafila, Romeo qan! Telefoni i erës, Juli “flet” me babain/ Protestë për Romeon
26/04 09:13
Shqiptarja rrëfehet: Dubai, vendi më i sigurtë për vajzat dhe gratë/ Wake Up
25/04 10:26
Luksi dhe pagesat e larta joshin shqiptarët në Dubai. Ja punët që bëjnë/ Wake Up
25/04 10:20
Milaim Zeka: Rusia po ndikon në Serbi e Mal të Zi/ Wake Up
25/04 10:04
Bullgari- Maqedoni e Veriut, çfarë po ndodh mes dy shteteve/ Wake Up
25/04 09:52
Milaim Zeka: Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, të rëndësishme për shqiptarët/ Wake Up
25/04 09:41
“BBV3 shumë ndryshe, do të kemi dasma! Mbështes Heidi Bacin”/ Wake Up
25/04 09:38
Loja në Wake Up/ Si pasojë e aksidentit Rita humbi shtrak-shtruk! Çfarë?/ Wake Up
25/04 09:36
Nëse do mund të jetoje 1 vit kudo në botë, ku do zgjidhje dhe pse?/ Wake Up
25/04 09:22
Mos harroni çadrën, reshje shiu dhe ulje temperaturash. Deri kur do vijojë moti i keq?/ Wake Up
25/04 09:16
Droni ndan Romeon nga Heidi! Çfarë do t’i hajë Françeska-Eglës?/ Wake Up
25/04 09:16
Pse gratë dhe vajzat i pranojnë lidhjet toksike?/ Wake Up
24/04 10:37
Studim/ Të flesh afër personit që do të ul depresionin dhe të shton jetën!/ Wake Up
24/04 10:34