Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë një ofertë të re nga Lëvizja Vetëvendosje. Këtë e konfirmoi edhe zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa i cili tha se propozimi i paraqitur një ditë më parë është i ngjashëm me atë të takimit të fundit, vetëm se ka disa ndryshime. Sipas Mustafës ky propozim do të shqyrtohet shumë shpejt. Oferta e VV-së për LDK-në në takimin e fundit ishte që LDK-së t’i takojnë 6 ministri ndërsa Vetëvendosjes 4.