Vrasja e Soleimanit, Pompeo: Do sulmonte Ambasadat
10/01/2020 19:14

Gjenerali Qasem Soleimani po komplotonte sulme të mëdha mbi ambasadat amerikane dhe objekte të tjera, ndaj edhe u vendos vrasja e tij. Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, në një dalje para gazetarëve, dha detaje të tjera për vrasjen me dron të gjeneralit iranian në Irak, që i çoi tensionet mes SHBA dhe Iranit, në lartësi të reja. “Ne kishim informacione specifike për një kërcënim të menjëhershëm dhe ndër të tjera bëhej fjalë për sulme mbi ambasadat amerikane. Ne nuk e dinim se kur sulmet do të kryheshin, por ishte shumë e qartë: Vetë Qasem Soleimani po komplotonte një sulm të gjerë kundër interesave amerikane dhe ato sulme, do të ishin të afërta”, thotë Pompeo. Pompeo kishte në krah sekretarin amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin, që njoftoi se SHBA ka vendosur sanksione të reja ndaj Iranit pas sulmit mbi trupat amerikane në Irak. “Ne po shpallim sanksionet shtesë kundër regjimit iranian”, tha Mnuchin në konferencën për shtyp në shtëpinë e bardhë. Vrasja e Soleimanit ndërkohë është mirëpritur nga grupi Shteti Islamik. Në një deklaratë, ky grup e cilëson asgjësimin e gjeneralit si një akt i shenjtë në të mirë të xhihadistëve. Sidoqoftë, grupi nuk përmend shtetet e bashkuara që edhe kryen sulmin. Vendimi i presidentit Trump për vrasjen e gjeneralit Soleimani, ndezi një zinxhir pasojash. Ndër të parat, preket lufta e papërfunduar kundër xhihadistëve. Thuajse menjëherë, koalicioni i kryesuar nga SHBA, që lufton ISIS pezulloi operacionet në Irak. Irani dhe milicitë që ai sponsorizon kanë premtuar hakmarrje dhe kjo i vendos forcat amerikane në Irak dhe ato perëndimore, në linjën e zjarrit. E kjo është diçka e mirë edhe për ISIS që mund të përfitojë për tu ringritur pas rënies së kalifatit të vetëshpallur të tij.

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24