Vrasja e 25 vjeçarit/ Veliaj: Ai që ka bërë gabimin të mbajë përgjegjësi. Protestën e mirëkuptoj!
10/12/2020 13:02

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inkurajon drejtësinë që t’i shkojë deri në fund zbardhjes së vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha dhe shprehet se autori duhet të mbajë përgjegjësi. Nga Baldushku ku inspektoi dy shtëpitë e reja të rindërtuara pas tërmetit, Veliaj iu bashkua dhimbjes së familjes për humbjen e djalit dhe theksoi se reagimi i qytetarëve për ngjarjen është i kuptueshëm, kurse dëmtimet në qytet janë gjëra të parëndësishme, që rikuperohen. “Unë jam babai i një djali të vogël dhe e marr me mend si i është thyer zemra babait të Klodit sepse nuk besoj se ka gjë më të rëndë sesa të humbësh fëmijën. Një ditë do kesh vetë fëmijë (i drejtohet banorit të shtëpisë së re) dhe do e kuptosh çfarë dhimbjeje është kur të sëmuret, e jo më ta humbasësh. Ajo familje është zemërthyer dhe ka gjithë të drejtën e botës të jetë e mërzitur, këtë s’e luan topi. Që kanë merak për drejtësi, edhe kjo kuptohet. Imagjino sa gjëra kanë ndodhur në këtë shtet dhe nuk kanë parë drejtësi. Ndaj, ata kanë të gjithë të drejtën e zotit të mërziten, si edhe ata që prishin dhe dëmtojnë qytetin – rraqe janë, nuk është ndonjë hata, do i rikuperojmë prapë. Jeta do të vazhdojë!”, u shpreh Veliaj. Veliaj kërkoi të bëhet drejtësi, ndryshe nga çfarë ndodhi në 21 janar. “Ka edhe një lloj mirëkuptimi kur e shfryn mërzinë, por duhet bërë drejtësi, nuk duhet lënë si 21 Janari, që shteti të vriste dhe pastaj bëheshin heronj. Ai që ka bërë gabimin duhet të mbajë përgjegjësi. Ka të drejtë familja që është zemërthyer, e mirëkuptoj totalisht. Ka të drejtë edhe një pjesë e qytetarëve, se jo të gjithë janë të dhunshëm. Një pjesë e qytetarëve thjesht kanë një revoltë dhe thonë kjo nuk duhet të ndodhë, nuk ka arsye për t’i marrë jetën dikujt. Kurse ajo minoranca që shkatërron, nuk përben problem, do i rregullojmë prapë. Por, në këtë fazë duhet të inkurajohet drejtësia që t’i shkojë deri në fund kësaj pune. Të zbardhë rrethanat dhe të vendoset një standard i ri, që këtu nuk ndodh gjë pa u ndëshkuar. Pastaj, për të pastruar e rregulluar, pemë e drita, punë e madhe, rraqe janë. U prish shtëpia nga tërmeti, e ribëmë prapë më të fortë, shtëpia e vjetër ishte cope-copë. Për t’u ringritur do të ringrihemi, e vetmja çështje është që të ringrihemi më të mirë se ç’ishim kur ramë”, përfundoi Veliaj.

Top News- Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë/ GJKKO rrëzon kërkesën e grupit të kokainës
13/11 20:11
Top News – Hapat e Shqipërisë drejt BE/ Studim nga Parlamenti Europian, kritika për korrupsionin
13/11 20:02
Top Channel/ Berisha: Duhet bashkim në zgjedhje. Nuk do të bojkotojmë
13/11 19:45
Top Channel/ Ndryshon projekti i hekurudhës, stacioni i trenit spostohet 500 m larg aeroportit
13/11 19:42
Top Channel/ Studimi i PE, negociatat brenda 2027: Shqipëria në BE 2029-2030!
13/11 19:35
Top News- Arrestohet shqiptari në Kakavijë. Kërkohej nga Zvicra për trafik droge dhe pastrim parash
13/11 17:54
Top Channel/ BE paralajmëron për kurthin rus/ Kallas kërkon armëpushim në Ukrainë
13/11 16:16
Top Channel/Koreja e Veriut vjedh 400 mln $/ FBI:Hakerët e Phenianit përdorën video-thirrje të rreme
13/11 16:13
Top Channel/ Rindizet konflikti në Lindjen e Mesme: Irani sulmon radarin e SHBA-së në Bahrein!
13/11 16:10
Top Channel/ Homazh për Ibrahim Tukiçin. 100-vjetori i lindjes së tenorit të madh
13/11 16:10
Top Channel/ Moti i keq godet veriun e vendit. Pa energji Kukësi, përroi bllokon rrugën në Theth
13/11 16:02
Top Channel/ Rruga e shkatërruar në Kukës. Aksi Mamëz-Surroj-Arrën mes gropave dhe baltës
13/11 16:01
Top Channel/ 100 mijë shqiptarë me diabet, 50 mijë të padiagnostikuar. 10 mijë raste të reja në vit
13/11 16:01
Top Channel/ Pagat rriten nga mungesa e stafit. Banka e Shqipërisë: Emigrimi po zbraz tregun e punës
13/11 15:48
Top Channel/ Strehim social për 7 mijë familje.Miratohet në komision projektligji për kreditë e buta
13/11 15:45
Top Channe/ Ky është bosi shqiptar i kokainës, e ka frikë mafia italiane, jetë luksi në Dubai me…
13/11 15:40
Top News- Bllokoi pagat e magjistratëve, sekretari i Financave thirret në SPAK: Zbatova ligjin!
13/11 15:33
Top Channel/ Kapen me armë dhe të dehur. Dy të rinj nga Thumana i bëjnë rezistencë policisë
13/11 15:23
Top Channel/ Mbetjet e Kurum, 6 në gjyq. Hetimet e 2816 tonëve mbetje të rrezikshme, drejt fundit
13/11 15:18
Top Channel/ 7 zarfe me para në shtëpinë e Vojës. Sekuestrohen mijëra euro në banesën e drejtorit
13/11 15:15