Forcat Operacionale në Vlorë kanë bërë të mundur arrestimin e tre personave, pas një bashkëpunimi të realizuar me agjentë të infiltruar. 50 kg çokollatë-hashash janë sekuestruar në një makinë të llojit “Opel” me portobagazh dhe ngjyrë blu. Operacioni u realizua në zonën e Skelës, në qytetin bregdetar. Më shumë detaje mbi ngjarjen pritet të mësohen në vijim.