2019 është viti në të cilin u shënuan në SHBA më shumë vrasje masive se në çdo vit tjetër që nga fillimi I regjistrimeve të këtij fenomeni. Të dhënat e grumbulluara nga Associated Press (AP), USA Today dhe Universiteti Verilindor tregojnë se ka pasur gjithsej 41 incidente të kësaj natyre dhe 211 vdekje.