Virusi vdekjeprurës, përpjekje për të ndalur epideminë
22/01/2020 18:46

Autoritetet kineze u bënë thirrje njerëzve që të ndalojnë udhëtimin në dhe nga qyteti Vuhan, i cili është epiqendra e një virusi, nga i cili deri më tash kanë vdekur nëntë persona. Rreth 8.9 milionë banorëve të qytetit, iu është thënë që të shmangin turmat dhe të minimizojnë tubimet publike. Aktualisht është konfirmuar për 440 persona të prekur nga ky virus, që ka origjinën nga tregu i ushqimit të detit. “Mos shkoni në Vuhan. Dhe për ata që janë në Vuhan – ju lutemi mos e braktisni qytetin”, tha zëvendës kryesuesja e Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë në Kinë, Li Bin. Ndërkohë, në Gjenevë, një komitet i urgjencës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë po takohet për të vlerësuar rreziqet globale të paraqitura nga virusi dhe të vendosë nëse ai duhet të shpallet një emergjencë ndërkombëtare e shëndetit publik – siç është vepruar me gripin e derrit dhe sëmundjen e Ebolës. Shenjat e infeksionit me virusin e ri, përfshijnë simptomat në organet e frymëmarrjes, ethe, kollë, dhe vështirësi në frymëmarrje. Rasti i parë në SHBA u konfirmua të martën. Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se situata ishte “plotësisht nën kontroll”. Autoritetet në shumë vende, përfshirë Australinë, Singaporin, Hong Kongun, Tajvanin, SHBA-në, Rusinë dhe Japoninë kanë rritur kontrollin e pasagjerëve që udhëtojnë nga qyteti kinez Vuhan.

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24