Vetëm pak metra larg drejtorisë së policisë së Tiranës një motoçiklist dhe taksist janë konfrontuar fizikisht. Kjo video ekskluzive e Top Channel tregon momentin e konfrontimit. Shkak i këtij sherri u bë parakalimi gabuar nga taksia. Kaq ka mjaftuar që motorristi të lërë në tokë kotorrin e të nis përleshjen në rrugë me taksistin. Pak momente më vonë janë afruar njësia Shqiponja e policisë duke marrë në pyetje të dy protagonistët e sherrit.