Kryeministri vendit Edi Rama ditën e sotme ka mbërritur në Moskë të Rusisë. Top Channel ka siguruar ekskluzivisht edhe videon e mbërritjes së kryeministrit Rama së bashku me stafin e tij në Moskë. Në Rusi kryeministri i Shqipërisë, shkon nën petkun e shefit të OSBE-së, ku ditën e nesërme pritet të takohet me shefin e diplomacisë ruse Lavrov. Kryetema e këtij takimi pritet të jetë situata e tensionuar në kufirini Rusi-Ukrainë.