Vetting edhe në Kosovë, kërkohet të nisë brenda 2020
06/01/2020 18:31

Organizatat që mbikqyrin sistemin e drejtësisë në Kosovë ankohen se disa prokurorë e gjyqtarë janë caktuar pa meritë në postet e tyre. Këto organizata kërkojnë fuqizimin e mekanizmit për matjen e performancës. 2020-ta shihet prej tyre si viti ideal për nisjen e procesit të vetingut që konsiderohet si mënyra e vetme për rikthimin e besimit tek gjyqësori. “Le të shpresojmë që viti 2020 do të përkthehet në vullnet politik të qeverisë së ardhshme për të filluar përgatitjet për një proces të vettingut në Republikën e Kosovës. Ne e kuptojmë që viti 2020 nuk mund të jetë viti i fillimit të vettingut pasi që nevojiten përgatitje, nevojitet plotësim ndryshim i kornizës ligjore, ku nënkupton edhe amendamentim të Kushtetutës, për çka për ne është e rëndësishme është që të ketë vullnet politik të koalicionit qeverisës që do të themelohet si rezultat i zgjedhjeve të 6 tetorit. Në anën tjetër e kemi përsëritur thuajse në 6, 7 vitet e fundit që pa pasur një proces të vettingut do të jetë pothuajse e pamundur që sistemi i drejtësisë të ngjallet, sistemi i drejtësisë t’i adresojë kërkesat e qytetarëve të Kosovës, të ofrojë një drejtësi të bazuar në ligj, të drejtë, të paanshëm dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, shprehet Ehat Miftaraj. Edhe Yllka Buzhala, nga Lëvizja Fol, shprehet se vettingu në drejtësi është i domosdoshëm, por që shton se duhet të bëhet shumë kujdes se si do të organizohet ai, duke theksuar nevojën për të parë se çfarë grupesh pune dhe ekspertësh do të përfshihen në këtë proces.

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24