Vendimi që shfajësoi Bashën/ Gjykata rrëzoi akuzën ndaj kreut të PD për fondet e lobimit
17/01/2020 19:39

Është zbardhur vendimi i gjykatës së Tiranës, e cila pushoi procesin ndaj kreu të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish-sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani dhe financierit Ilir Dervishi, të akuzuar për falsifikim formularësh për çështjen e lobimit në SHBA. Në 41 faqe vendim thuhet se nuk ekziston fakti penal. Sipas hetimit ka rezultuar se PD-ja s’ka pasur kontratë lobimi me kompaninë “Biniada Trade”. Nisur nga ç’deklaron gjykata, kontrata e Nick Muzin me “BiniadaTrade” s’ka lidhje me ndonjë parti. “Nuk ka asnjë aktmarrëveshje mes Muzin dhe Partisë Demokratike. Nuk ka prova që Muzin ka marrë 500 mijë dollarë nga PD dhe 150 mijë dollarë nga Biniada Trade.” Në vendim thuhet se mes Muzin dhe PD nuk ka kontratë edhe as akt marrëveshje shoqëruese ndaj për këtë arsye, gjykata vlerëson se fakti penal nuk ka ekzistuar asnjëherë ndaj edhe ka vendosur pushim e çështjes. Pikërisht vënia në dispozicion e kontratave nga ana e Muzin dhe marrja e dëshmisë së tij nga ana e prokurorisë shqiptare, ka qenë dhe përplasja e prokurorëve për të zgjatur hetimet dhe për të mos u çuar çështja në gjykatë pa këto prova. Por dy nga prokurorët e çështjes firmosën për ta çuar në gjykatë këtë çështje, ndërsa një i tretë nuk pranoi të firmoste. Tashmë, çështja pritet të kalojë në Gjykatën e Apelit, ku prokuroria ka deklaruar se do e apelojë pushimin e saj. Vetë lobisti Muzin kishte kërkuar garanci nga drejtësia shqiptare që të jepte dëshminë e tij dhe provat mbi këtë çështje, por që prokurorët nxituan për ta çuar çështjen në gjykatë.

Top News/ Rama mbledh deputetët të martën. Zhvillimet politike, Urdhri-Asnjë të mos mungojë
05/05 15:23
Top News/ ‘Deshën atdheun, më shumë se jetën e tyre’, Begaj përkujton dëshmorët
05/05 14:20
Top News/ Skënderbeu ‘pushton’ Parisin/ Veliaj- Bëjmë realitet ëndrrën e shumë shqiptarëve
04/05 17:07
Top News/ Restaurohet sheshi ‘Skënderbej’ në Paris/ Kryebashkiakja e kryeqytetit pret Veliajn
04/05 16:07
Top Channel/ “Nga PD u bëra PS”, Rama në Vorë: Takova demokratët e socializuar
04/05 15:01
Top News/ PD e Bashës denoncon qeverinë/ Raporti i frikshëm i minorenëve azilantë në BE
04/05 14:47
Top News/ Rama tregon ‘karremin’ si i bëri për vete demokratët e Vorës
04/05 14:44
Top News/ Amnistia dhe Reforma zgjedhore/ Basha: Rithemelimi, rimorkio e prishur e Ramës
04/05 14:38
Top Channel/ “Vodhën xhepat e shqiptarëve”,Basha për amnistinë: Grusht në barkun e zbrazur të tyre
04/05 14:36
Top Channel/ Rama batuta me qytetarët në Vorë: Me demokratët e socializum! Duan punë, jo iluzione
04/05 14:35
Top Channel/ Basha: Ata që i thonë vetes “opozitë”, asgjësuan komisionin e Reformës Zgjedhore
04/05 14:35
Top Channel/ Basha: Amnistia u mbajt peng, e mohuan pazarin, por doli hapur që…
04/05 14:34
Top Channel/ Këshilltari i PD: Rama kërkon eleminimin e shtresës së mesme
04/05 14:17
Top Channel/Këshilltari i PD: Gjykata Kushtetuese të pranojë kërkesat e opozitës, duhet shfuqizim i…
04/05 14:09
Top Channel/ PD: Shqipëria në gjendje alarmante, feturat e kripura…
04/05 14:09
Top Channel/ Teliti: Rama shkeli zotimin për taksimin 0 për bizneset
04/05 14:02
Top Channel/ Rama nis turin e takimeve me diasporën në 12 maj, fton shqiptarët në Athinë
04/05 13:37
Top News/ Basha u numëron kushtet përkrahësve të tij: Nuk ka kohë, jemi 1 vit larg zgjedhjeve
04/05 13:28
Top News/ Basha heq dorë nga përballja me Bardhin e Berishës: Lojë e Ramës, hije që mbeten pas
04/05 13:28
Top News/ ‘Shtresa e mesme trajtohet si armik’, Basha: Edhe fermeri i Kosovës nuk ka krahasim
04/05 13:27