Kyeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Sarandë është ndalur edhe një herë tek debati në lidhje me “çështjen e detit” me Greqinë. Rama ka ritheksuar se zgjerimi në det i Greqisë, nuk e cënon Shqipërinë, duke shtuar se Greqia është në të drejtën e saj. Rama nuk i ka kursyer për opozitën dhe ata që kanë hedhur akuza se Shqipërisë po i merret deti, duke i quajtur “maskarenj që i fryjnë këtij zjarri”.