Top Channel/ 232 amerikanë të plagosur, Pentagoni: mbi 200 u kthyen, Iran-Izrael vijojnë sulmet
20/03/2026 23:21

Që nga fillimi i luftës së SHBA-së me Iranin në fund të shkurtit, 232 anëtarë të shërbimit amerikan janë plagosur, shumica e tyre me lëndime të lehta, tha të premten një zyrtar i mbrojtjes amerikane, duke shtuar se më shumë se 200 prej tyre janë rikthyer në detyrë. Shifra është një përditësim pasi Pentagoni tha javën e kaluar se rreth 140 anëtarë të shërbimit amerikan janë plagosur në luftën me Iranin. Konfliki filloi më 28 shkurt me sulme të përbashkëta nga SHBA-ja dhe Izraeli dhe tani është në javën e tretë. Pentagoni ka thënë më herët se 13 anëtarë të shërbimit amerikan janë vrarë në konflikt. Bilanci vjen ndërsa Presidenti Trump po shqyrton nëse do të dergojë trupa tokësore në Iran. Ushtria amerikane ka vazhduar të bombardojë objektivat iraniane të raketave dhe dronëve dhe asetet e marinës së vendit - duke kryer mbi 7,800 sulme që nga fillimi i luftës. Infrastruktura energjetike në Gjirin Persik u vu sërish në shënjestër nga Irani. Një dron i lëshuar nga ushtria iraniane shpërtheu në një rafineri në Kuvajti, duke shkaktuar një zjarr të fuqishëm. 14 dronë u lëshuan gjithashtu në provincën lindore të Arabisë Saudite, të cilat, u shkatërruan nga mbrojtja ajrore. Katari konfirmoi se 17% e kapacitetit të tij eksportues të gazit është dëmtuar, gjë që pritet të ulë me 4% furnizimin me gaz. Në Izrael, Irani nisi valën e 66-të të kundërsulmeve. Ushtria tha se përdori 3 lloje raketash dhe dronësh, ndërsa në shënjestër kishte Tel Avivin dhe Jeruzalemin perëndimor. Izraeli ndërkohë vijoi një valë tjetër sulmesh në të paktën 8 qytete apo rajone iraniane. Në një deklaratë, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se kanë goditur më shumë se 130 objekte infrastrukturore dhe se vazhdojnë të dobësojnë kapacitetet e raketave balistike dhe sistemet e mbrojtjes.

Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48