Top Channel/ Nafta, qeveritë nisin kursimin! Spanja, Italia dhe Serbia ulin akcizën
20/03/2026 19:47

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme po rrit gjithnjë e më shumë shqetësimin në botë, me shtrenjtimin e çmimit të naftës. Pasojat po ndihen në mbarë botën, me çmimin ndërkombëtar të naftës bruto Brent, që vijon të jetë mbi 100 dollarë për fuçi. Kjo ka detyruar shumë vende të marrin masa për të parandaluar rritjen e mëtejshme të çmimit të karburanteve, që po prek konsumatorët. Një ditë pasi Italia vendosi të ndërhyjë dhe të ulë me rreth 25 cent për litër çmimin e naftës, një lëvizje e tillë u reflektua edhe nga Spanja. Qeveria spanjolle miratoi të premten një paketë me 80 masa, me një shumë prej 5 miliardë eurosh, për të mbrojtur ekonominë nga lufta në Iran. Paketa parashikon ulje të TVSH-së për karburantet nga 21% në 10%, pezullimin e taksës së veçantë mbi hidrokarburet, si dhe heqjen e taksës 5% mbi konsumimin e energjisë elektrike. Po ashtu, vendimi për ndërhyrje u mor të premten edhe nga Serbia. Presidenti Aleksandër Vuçiç njoftoi uljen me 40% të akcizës në produktet e naftës, në mënyrë që të parandalohet rritja e çmimeve nëpër pompa. Vuçiç i quajti masat “të dhimbshme për shtetin”, por tha se qytetarët nuk kanë arsye për t’u shqetësuar, pasi Serbia ka rezerva të mjaftueshme. Në një kohë kur ndërhyrja po shqyrtohet edhe në shumë vende të tjera të botës, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë bëri thirrje për masa të shpejta për të ulur përdorimin e karburanteve, si kufizime shpejtësie, punë nga shtëpia dhe më pak fluturime.

Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43
Top News- Vala e re e protestave/ Franca ‘ngre në këmbë’ policinë e sigurinë
23/10 21:30
Top News – Nëna me fëmijën e vdekur në krahë. Fotoja në Jemen prek gjithë botën, simbol qëndrese
23/10 21:00
Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59
Top Channel/ Plagosen tetë izraelitë, Netanyahu urdhëron mbylljen e të gjithë Bregut Perëndimor!
23/10 14:40
Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10 14:17
Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33