Veliajt i masin temperaturën në hyrje: Mos humbasim kohë me bllokime si tek Astiri dhe Shqiponja
23/10/2020 15:12

Në Njësinë 3 ka nisur transformimi i 38 rrugëve e rrugicave, nga Rr. “Ilia Shyti”, “Marie Kraja”, “Sterjo Spasse”, “Vangjush Miho”, “Tonin Harapi”, si dhe Rr. “Arjan Xhumari”, “Paro Kita”, “Violeta Manushi” e “Genci Leka”. Pasi inspektoi punimet, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kjo buqetë investimesh i rrit vlerën e pronës së qytetarëve. “Ajo që po ndodh në Njësinë 3 është si një revolucion. Sot po ndërhyjmë në38 rrugë e rrugica, sidomos në zonat që janë zhvilluar pas viteve ’90, ku shumë qytetarë kanë shkrirë gjithë pasurinë e tyre, djersën, mundin dhe kursimet. Kishte ardhur koha për të vënë dorë, nuk do të bëjmë arna të vogla, por kemi shqepur të 38 rrugët, për të bërë kanalizimet, ndriçimin, të fusim telat poshtë dhe krijojmë hapësira për trotuare”, tha ai. Veliaj siguroi banorët për përfundimin e punimeve në pranverë dhe kërkoi bashkëpunimin e tyre. “Mezi pres të kthehemi në pranverë, kur çdo gjë të ketë mbaruar. Çdo projekti që prek Bashkia e Tiranës i rrit vlerën pronës, ndaj dua t’i ftoj të gjithë qytetarët të jenë bashkëpunues, siç kemi qenë deri tani. E di që po ndërhyjmë në çdo cep të Tiranës, por janë punë që kanë pritur prej vitesh; në disa raste humbasim kohë kot,si tek Astiri dhe Shqiponja, dhe në disa raste na duhet të kapim kohën e humbur, sidomos në zonat e reja që i janë bashkuar Tiranës, si Fresku apo Liqeni i Thatë”, u shpreh kryebashkiaku. Ai nënvizoi se në fund vlerësohet vetëm puna. “Kush punon shpërblehet! Ne e kemi fokusin te puna, ashtu si edhe ju, dhe besoj që vetëm duke qenë të përqendruar, do dalim faqebardhë”, theksoi Veliaj. Deputetja e PS, Klotilda Ferhati theksoi vëmendjen që Bashkia e Tiranës i ka kushtuar gjithë zonës. Ajo vlerësoi bashkëpunimin e banorëve. “Janë qytetarë shumë bashkëpunues dhe që i vlerësojnë njerëzit e punës. Jam e kënaqur që i shërbej banorëve në këtë zonë sepse janë shumë të përgjegjshëm, janë banorë që kanë zgjedhur gjithmonë njerëzit e punës dhe jo njerëzit e gjumit”, deklaroi ajo. Ndërkaq, në turin e takimeve në Njësinë3, Veliaj mori pjesë dhe nëpërurimin e shtëpisë së znj. Alidije Mahmuti, e ndërtuar falës ndihmës së donatorëve privatë, që i janë bashkuar nismës së Bashkisë Tiranës. Gjithashtu, ai vizitoi edhe gjimnazin“A.Z.Çajupi”, ku bashkëbisedoi me nxënësit e mësuesit mbi ecurinë e deritanishme të procesit mësimor, si dhe për të parë nga afër masat anti-COVID.

Top News- Rriten subvencionet për blegtorët/ Qeveria miraton skemën kombëtare për 2026
30/03 22:36
Top News- Studentët e pensionistët më shumë fonde, Ristani: 230 familje përfitojnë ndihmë ekonomike
30/03 22:32
Top Channel/ Debat në parlament Lamallari-Balliu për drejtorin e ri të policisë
30/03 22:00
Top Channel/ A ka gjë mes tyre? Miri flet për Selin: Ajo ka shumë pikëpyetje për…
30/03 21:49
Top Channel/ “I kërkoi ndihmë ChatGPT-së”, detaje të reja nga vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali
30/03 21:48
Top News-Debate në Kuvend për kryepolicin/ Balliu përplaset me ministrin Lamallari, replika mes tyre
30/03 20:45
Top Channel/ “Dhuna ndaj banorëve të Rrjollit”, Kapri:E drejta e pronës e cunguar, situata alarmante
30/03 20:34
Top Channel/ Debati në parlament, seanca u shoqërua me polemika mes mazhorancës dhe opozitës
30/03 20:22
Top Channel/ Mesazhi në Ditën ndërkombëtare të mjekut: Jo gjithçka duhet kërkuar te doktori
30/03 20:18
Top Channel/ Protestë për luleshtrydhet, fermerët e Fierit kundërshtojnë politikat e pikave të grumbullimit
30/03 20:12
Top Channel/ Foltorja e PD para Parlamentit, Berisha thirrje qytetarëve: T’i tregojmë vendin Ramës
30/03 20:06
Top Channel/ Hiqet nafta falas! Skemë e re subvencionesh, kush përfiton
30/03 20:03
Top Channel/ Braçe s’e mohon kandidimin në bashki, “shpërthen” ndaj kompanive të naftës
30/03 20:01
Top channel/ Berisha: Integrimi është bllokuar! Drejtori i ri i policisë, i besuari i Ballukut
30/03 19:47
Top Channel/ ‘Shpifje dhe dhunë ndaj meje’ Xhelal Mziu në Kuvend: Ministri ‘kukull’ të kërkojë falje
30/03 19:46
Top Channel/ ‘Lum moj qeveri që na e ngrite…’, Koreshi ironi në Kuvend:Gjinekologu në Lushnje…
30/03 19:45
Top Channel/ ‘Qytetarët nuk falin’, Deputeti i PD: Malësia e Madhe nuk do lejojë tjetërsim të pronave
30/03 19:34
Top Channel/ Blushi: Sot Kuvendi vjen era naftë, s’ka krim më të madh sesa heshtja
30/03 19:32
Top Channel/ Kryedemokrati zbulon orën e përtesës kombëtare: Të hënën tjetër në orën…
30/03 19:07
Top Channel/ Berisha në foltore: Hajduti s’ka fe e moral, të bashkohemi të gjithë kundër tij, ai…
30/03 19:04