Veliaj me votuesit për herë të parë:Heronjtë e sotëm janë si Luljeta dhe Najada, nuk veshin pelerina
11/03/2021 11:06

Në një takim me të rinjtë, në bibliotekën më të re në Tiranë, “Moikom Zeqo”, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se heronjtë e ditëve të sotme nuk vishen me pelerina, por janë si Luljeta Bozo dhe Najada Çomo, me flokë të thinjura e bluza të bardha, në frontin e parë të luftës për rindërtimin nga tërmeti dhe pandemia. “Sot superheronjtë janë si Najada, që veshin një bluzë të bardhë. Sot super heronjtë nuk veshin pelerina, por kanë thinja si Luljeta, e cila ishte superheroina gjatë kohës së tërmetit. Me sfidën e tërmetit, më shumë se sa shtëpitë, u trondit shëndeti ynë mendor, u kris qetësia jonë psikologjike, prandaj inxhinierja shkonte shtëpi më shtëpi për të dhënë garanci, kryesisht për krisjet në shëndetin tonë mendor, duke na qetësuar”, tha Veliaj. Votuesit për herë të parë mendojnë se Partia Socialiste është forca më e madhe politike, tha Veliaj, duke shtuar Shqipërisë i duhen njerëz që nuk e braktisin detyrën. “Ne duam që këta njerëz të jenë në Parlament; duam që Luljeta të jetë në parlament për kodet e reja të ndërtimit. Tiranën nuk e shëmtojnë kullat, Tiranën e shëmtojnë ndërtimet pa leje, sepse gjërat e bukura janë të tilla si në New York, si në Londër, si në Paris, si në Tiranë. Diçka e shëmtuar, që zë trotuaret, që ndërtohet pa leje, ku ballkoni i fqinjit i futet tjetrit në dhomën e gjumit, ky është problem, kjo është shëmtia”, sqaroi ai.

Top Channel/ Studentët mblidhen sërish për të protestuar, qëndrojnë përpara Ministrisë së Arsimit
11/11 14:42
Top News – ‘Pas 30 nëntorit, e miratojmë vetë’. Balla paralajmëron opozitën për reformën zgjedhore
11/11 14:40
Top News – Vrau 4 persona, zbardhet e shkuara kriminale e shqiptarit në Greqi, detajet që e fundosën
11/11 13:51
Top News – Eurodeputeti kërkon qeveri teknike në Shqipëri/ Balla: Deklarata si ato të Albana Vokshit
11/11 13:37
Top Channel/ “Votimin dhe numërimin elektronikë në 450 qendra” Celibashi: Është e pamundur
11/11 13:30
Top Channel/ “Makinë, punonjës në zyrat rajonale dhe inspektorë në terren” Shabani në komision
11/11 13:13
Top Channel/ “Ulje të çmimit të karburantit, kufizim të licencave”taksistët protestë në Tiranë
11/11 13:03
Top Channel/ Fotot e rralla të luftës në Korçë, Ekspozohen fotografitë e oficerit francez Silhol
11/11 12:58
Top Channel/ Degradimi i pajisjeve mjekësore, Inside Story zbulon avaritë në spitale dhe…
11/11 12:57
Top Channel/ BE kërkon më shumë para nga Londra për ndalimin e gomoneve, përtej 662 milionë paundëve
11/11 12:57
Top Channel/ Rrjedhje gazi në furrë buke në Fier, pronari dhe punëtori përfundojnë në spital
11/11 12:57
Top Channel/ Franca dënon dhunën në protesta, Ambasadorja Suard shmang krahasimin me Shqipërinë
11/11 12:56
Top Channel/ Deti i trazuar, ndalet lundrimi, erëra deri në 35 metra në sekondë dhe dallgë 4.5 metra
11/11 12:56
Top Channel/PS ultimatum për zgjedhoren, Balla: PD afat deri 30 nëntor, e miratojmë edhe pa opozitën
11/11 12:55
Top Channel/ Sara Mila në SPAK, hetim për korrupsion në zgjedhje, thirret si deklaruese
11/11 12:55
Top Channel/ “Shtesë personeli në organikë” KLSH në Komision për buxhetin e 2027
11/11 12:17
Top News – Sara Mila në SPAK. Deputetja nën hetim për shit-blerje votash në 2025
11/11 11:35
Top News – Të gjithë në ‘borxh me bankat’. Por Shqipëria mbetet ekonomia më pak e kredituar
11/11 11:35
Top Channel/ Sara Mila flet pas daljes nga SPAK: Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë
11/11 11:01
Top News – Sara Mila në SPAK: Vij edhe për përgjegjësi publike e politike
11/11 10:58