Eurodeputeti i djathtë gjerman, Michael Gahler komentoi në Komitetin e Jashtëm të Parlamentit Europian zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe protestat që kanë përfshirë vendin prej muajsh tashmë. Ai vlerësoi punën e SPAK dhe përfundimin e procesit të vettingut në drejtësi, por theksoi se korrupsioni është problem.