Veliaj inspekton punimet për konviktet e mjekësisë:“Një hapësirë e zaptuar që u rikthehet studentëve
01/04/2021 12:06

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Ervin Bushati, inspektuan punimet për rindërtimin e konviketeve të Fakultetit të Mjekësisë, një godinë 8 katëshe e cila do të akomodojë 197 studentë. Veliaj tha se konviktet që më parë ishin hapësira të zaptuara, sot po u rikthehen studentëve me kushte më të mira, që do i kenë zili të gjithë. “Studentët e ardhshëm të mjekësisë dhe të infermierisë do të kenë një konvikt për t’u pasur zili. Nuk krahasohen fare as me konviktet e kohës sonë, kur ishim studentë jashtë. Po bëhen me teknikën dhe cilësinë më të fundit, si çdo konvikt tjetër në Perëndim”, u shpreh Veliaj. Më tej ai nënvizoi se po punohet në disa kantiere, që kur studentët të rikthehen për vitin e ri akademik të gjejnë ambiente totalisht të reja dhe moderne. “Kemi hapur disa kantiere pune: po punohet në Universitetin Bujqësor, po punohet tek Inxhinieria e Mjedisit, tek Inxhinieria e Ndërtimit, pra në gjithë zonën e 21-shit, kështu që do të ketë disa kampuse, që kur të rinjtë të rikthehen në shtator apo tetor, në varësi kur do hapet shkolla, Tirana jo vetëm t’i ketë thënë lamtumirë Covid-it dhe pasojave të tërmetit, por studentët t’i mirëpresim në konvikte të çliruara nga zaptimet”, tha Veliaj. Ndërsa, kandidati për deputet i PS në Tiranë, Ervin Bushati u shpreh i lumtur që puna ka ecur shpejt. “Më vjen shumë mirë që rikthehemi dhe e gjejmë edhe dy kate më shumë të shtuar. Shpresoj që të gjithë ata që do rikthehen në shtator të shohin jo vetëm ambiente më të mira, por një Shqipëri të ndryshuar”, nënvizoi Bushati. Rezidencën Studentore Universitare numër 3, nga një hapësirë e zaptuar, tashmë u është rikthyer studentëve. Ka një sipërfaqe totale prej 3.452 metra katrorë. Në të do të ketë 79 dhoma, me 2 dhe me 3 shtretër. Në çdo kat do të ketë ambient gatimi dhe ngrënie. Gjithashtu është parashikuar lavantaria, dhomat e studimit dhe depot.

“440 një kilogram domate/Ditë të errëta na presin”/Ekspertët në alarmin: Duhet të përgatitemi për…
06/04 11:57
‘Braçe pakt me Ramën për të nxjerrë ‘jashtë loje’ Manastirliun’/Plas ‘mina’:Në PS ka inatçinj, jo…
06/04 11:57
Top News – Ngec deklasifikimi i dosjeve. AIDSSH: Shkak një VKM e pakonsultuar, duhet mendimi i SHISH
06/04 11:45
Top News- Vuçiç ‘zbulon’ komplotin kundër Serbisë/ Orban akuza se po sabotohen nga opozita e Kievi
06/04 11:39
Top News – Koreja e Veriut ‘braktis’ Iranin. Inteligjenca koreanojugore- Nuk e ka furnizuar me armë
06/04 11:38
Top News- Tritol banesës në Memaliaj, autorët djegin makinën gjatë arratisjes
06/04 11:16
Top News-Dëme kolosale nga shpërthimi në Lezhë/ Bizneset:Humbëm çdo gjë, të merren masa për bombolat
06/04 11:15
Top News – Shtrenjtohet ushqimi e strehimi. Ndërtimi motori i ekonomisë, bujqësia në pikiatë
06/04 11:02
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top News-Parandalohet krimi në Paskuqan/ Arrestohet me eksploziv e maskë silikoni autori
06/04 10:48
Top News- Artemis sjell imazhet fantastike/ Gjithnjë e më pranë Hënës, NASA jep detajet
06/04 10:47
Top Channel/ “Më tha hajde se ka ndodhur një shpërthim”,berberhania i’u shkatërrua, pronari:Nuk kam…
06/04 10:40
Rama ‘futi në sherr’ Kurtin me Osmanin/ Analisti: Kurti xheloz/ S’e pranonte dot të bëhej hije e…
06/04 10:13
“Inshallah s’ju ka pirë sorra mendtë”/ Osmani lë presidencën, politika në ‘flakë’ | Breaking
06/04 10:12
Top News – Negociata për armëpushim. Shanse të ulëta për marrëveshje mes SHBA dhe Iranit
06/04 10:10
Top News – Irani paralajmëron SHBA-në. Teherani- Hakmarrje nëse sulmon civilët
06/04 10:10
Top News- Shpërthen bombola e gazit, shkatërrohen biznese e makina në Lezhë
06/04 09:54
Top Channel/ Lëvizte me eksploziv dhe armë, pranga 37-vjeçarit në Tiranë
06/04 09:52
Top News – Rritet ndjeshëm çmimi i naftës. Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit shtojnë kostot
06/04 09:52
Top News – Shpërthen bombola e gazit, shkatërrohen biznese e makina në Lezhë
06/04 09:38