Top News- Artemis sjell imazhet fantastike/ Gjithnjë e më pranë Hënës, NASA jep detajet
06/04/2026 10:47

Astronautët e anijes kozmike Artemis hynë në fazën e fundit të rrugëtimit të tyre drejtë Hënës. Graviteti i Hënës tani , sipas NASA-s, po ushtron një tërheqje më të fortë mbi anijen kozmike sesa ajo e Tokës. Kapsula Orion tani do të rrotullohet rreth Hënës, duke i mundësuar ekuipazhit të udhëtojë shumë më larg nga planeti ynë sesa çdo njeri më parë. Astronautët hynë në atë që NASA e quan sfera e ndikimit hënor dhe së shpejti do të regjistrojnë fluturimin e parë hënor që nga viti 1972. Ndërsa hynë në ndikimin gravitacional të Hënës, ekuipazhi ishte rreth 39,000 milje larg Hënës dhe rreth 232,000 milje nga Toka, tha një zyrtar i NASA-s në transmetimin e drejtpërdrejtë të ngjarjes nga agjencia. Ky rast historik vjen njëkohësisht me një numër të madh risish dhe për ekuipazhin që përbëhet prej tre amerikanësh dhe një kanadez. Victor Glover do të hyjë në histori si personi i parë me ngjyrë që fluturoi ndonjëherë rreth Hënës, dhe Christina Koch do të jetë gruaja e parë. Ndërkohë, kanadezi Jeremy Hansen do të bëhet jo-amerikani i parë që e arrin këtë sukses. Ata të tre, së bashku me komandantin e misionit Reid Ëiseman, do ta kalojnë pjesën më të madhe të fluturimit të tyre pranë Hënës duke dokumentuar Hënën. Astronautët kanë filluar të shohin tashmë tipare të trupit qiellor që nuk janë parë kurrë më parë me sy të zhveshur njerëzor. Në orët e para të së dielës, NASA publikoi një imazh të bërë nga ekuipazhi i Artemis që tregonte një Hënë të largët me pellgun Orientale të dukshëm. “Ky mision shënon herën e parë që i gjithë pellgu është parë me sy njeriu”, tha agjencia hapësinore amerikane.

Vrau të birin prej mbesës, detaje të reja nga krimi në Gjilan
02/11 23:30
Arbër Hajdari i përgjigjet Veliajt: Nuk kam lidhje me histori politiko-penale
02/11 23:19
Rama: reflektuam për protestat, Sazani ende çështje e pambyllur
02/11 22:58
Top News- Protestë para Kryeministrisë/ Pjesëmarrësit më të pakët, studentët kthehen në auditorë
02/11 22:25
Top Channel/ Lëvizja e fortë, ushtri me AI! Angli-Gjermani vendosin së bashku
02/11 20:25
Top Channel/ Për Halloween 1 në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar
02/11 20:00
Top News- Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Më ke kërcënuar me 100 vite burg
02/11 19:58
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhin! Opozita, shqetësimin për ndërtimin
02/11 19:42
Top Channel/ Kadastra, regjistrohet 95% e pronave! 54 milionë dokumente hidhen në sistem
02/11 19:37
Top Channel/ “Delego pushtetin te Arbër Hajdari”! Veliaj akuzon Ramën nga burgu. Gogu përgënjeshtron
02/11 19:36
Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02
Top News – Kujdes nga ‘Smishing’. Policia paralajmëron për mashtrimin në emër të bankave
02/11 16:15
Top Channel/ Lamtumira për Bashkim Zenelin. Homazhe diplomatit, e bija përlot me fjalët për të atin
02/11 16:12
Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03
Top Channel/ Studentët në protestë. Marshojnë nëpër fakultete, thirrje për bojkot të mësimit
02/11 16:01
Top Channel/Zhupa përplaset me socialistët: Rama e ka humbur shansin për dialog. Malaj: I vodhët…
02/11 15:54
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News- Aksidenti i tmerrshëm në Shkodër. Makina përplas për vdekje këmbësoren në trotuar
02/11 15:36