Veliaj: Gratë mbështesin PS/ “Votohemi me 65 përqind. Kandidatet tona, emra të spikatur”
08/03/2021 15:18

Në ditën e gruas, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi shtëpinë e re, të rindërtuar pas tërmetit, një zonje kryefamiljare në Farkë, Miranda Shelqizit, të cilës i uroi 8 Marsin, por edhe dha një mesazh të rëndësishëm për të gjitha zonjat shqiptare. Veliaj tha se gruaja është ajo që e mban shtëpinë dhe nuk lë asnjë punë të pa mbaruar. ”Edhe sondazhet e tregojnë se ne fitojmë në të gjitha kategoritë, po ama te gratë jemi mbi 65%. Pse? Sepse ato e mbështetin më shumë punën, kanë gjithmonë prirjen të shohin përpara, tek e mira. Në shumicën e shtëpive që kam vizituar për tërmetin, ishte gruaja që mbante e mbante edhe traun e shtëpisë”, tha ai. Veliaj përmendi faktin se në listën e kandidatëve të Partisë Socaliste janë përfshirë më shumë gra, të cilat kanë kontribuar në çastet e vështira me të cilat është përballur vendi ynë. Sinkron: Në listën tonë do të jenë dy zonja, kurse në listën e tyre është ende Sali Berisha. Profesoreshë Luljeta Bozo dhe Saliu kanë të njëjtën moshë, por ndryshe është një profesoreshë, e cila ka sjellë vetëm të mira duke shpëtuar jetë njerëzish, e ndryshe profesor-doktori që hodhi në erë Gërdecin dhe vrau me plumba në mish, duke përçarë shqiptarët. Gruaja e dytë që kemi në listë është heroina e këtij viti, Najada Çomo, numri një i pavionit më të vështirë, që u hap i pari për pandeminë dhe me gjasë do të mbyllet i fundit, tani që filloi vaksinimi. Të krahasosh doktoreshë Najadën me doktor Flamur Nokën është të qeshësh dhe të qash. Në qoftë se lista e tyre është profesor Saliu dhe doktor Mul Noka, lista jonë është profesoreshë Luljeta dhe doktoreshë Najada. Diferenca është e jashtëzakonshme”, përfundoi Veliaj.

Top News – Balla i përgjigjet Veliajt për kërkesën e hetimit parlamentar
11/11 17:15
Top Channel/ Protesta e studentëve, protestuesit nisen drejt Kryeministrisë, marshojnë nga…
11/11 17:08
Top News – Veliaj i çon letër Ballës. Kërkon komision hetimor: Rama më kërcënoi përmes Gogut
11/11 16:21
Top Channel/ PS ultimatum për zgjedhjet. Balla: Reforma miratohet pa PD pas 30 nëntorit
11/11 16:02
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top Channel/ Konkursi “Tish Daija”, 28 vepra fituese në skenë. Shpallen 23 kompozitorë fitues
11/11 15:49
Top Channel/ Nafta zbret në 205 lekë/litër. Ulet me 11 lekë brenda një jave, benzina në 164 lekë
11/11 15:38
Top News – Bordi ul sërish karburantet, Nafta e benzina shiten 3 lekë më pak, çmimet e reja tavan
11/11 15:36
Top Channel/ “3 shoqata shqiptare, terroriste” në Egjipt, mes tyre ajo e “flamingos” Muhamet Murtezi
11/11 15:32
Top Channel/ Zgjedhjet kushtojnë 2.5 mld lekë. Celibashi: Votimi elektronik në 450 qendra
11/11 15:28
Top Channel/ Deputetja e PS Sara Mila në SPAK. Po hetohet për korrupsion në zgjedhje
11/11 15:21
Top News – PD kundërshton akuzat e Ballës/ Bardhi: Opozita nuk ka bojkotuar kurrë Reformën Zgjedhore
11/11 15:02
Top Channel/ Studentët grupohen për protestë para Ministrisë së Arsimit
11/11 15:00
Top Channel/ Studentët mblidhen sërish për të protestuar, qëndrojnë përpara Ministrisë së Arsimit
11/11 14:42
Top News – ‘Pas 30 nëntorit, e miratojmë vetë’. Balla paralajmëron opozitën për reformën zgjedhore
11/11 14:40
Top News – Vrau 4 persona, zbardhet e shkuara kriminale e shqiptarit në Greqi, detajet që e fundosën
11/11 13:51
Top News – Eurodeputeti kërkon qeveri teknike në Shqipëri/ Balla: Deklarata si ato të Albana Vokshit
11/11 13:37
Top Channel/ “Votimin dhe numërimin elektronikë në 450 qendra” Celibashi: Është e pamundur
11/11 13:30
Top Channel/ “Makinë, punonjës në zyrat rajonale dhe inspektorë në terren” Shabani në komision
11/11 13:13
Top Channel/ “Ulje të çmimit të karburantit, kufizim të licencave”taksistët protestë në Tiranë
11/11 13:03