Pas dy ditësh bllokim, sot, në aeroportin “Nënë Tereza” kanë nisur sërish fluturimet. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, informoi për rinisjen e fluturimeve, që nga ora 09:00 e kësaj të premte. Bllokimi i fluturimeve në aeroportin e Rinasit nisi mëngjesin e së mërkurës, për shkak të revoltës së punonjësve të trafikut ajror të kompanisë “AlbControl” në funksion të aeroportit, ku ata kërkonin plotësimin e disa prej kushteve.