Për të 5-tin vit radhazi po zhvillohet ndërmjet Universitetit të Arteve në Tiranë, Fakulteteve të Arteve në Universitetin e Prishtinës dhe atë të Tetovës, aktiviteti i përbashket 'Ura me tri harqe', në të cilin vlerësohen prurjet më të mira vjetore në fushën e artit nga studentët e të treja trevave shqipfolese.