Universiteti ynë i Arteve dhe festivali i filmit 'Giffoni' kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, çka do të thotë se studentët shqiptarë të filmit do të mund të jenë pjesë e aktiviteteve të këtij institucioni të rëndësishëm i kinematografisë në Itali. Rektori Petrit Malaj e cilëson këtë një moment të rëndësishëm për studentët dhe pedagogët e të vetmit universitet arti në vend.