U penalizua nga SHBA, gjiganti kinez Huawei: Mbijetesa, prioriteti i 2020-ës
31/12/2019 16:59

Gjiganti kinez i telekomunikacionit, Huawei, tha të martën se mbijetesa është prioritet kryesor i tij pasi njoftoi se shitjet në 2019, nuk do të arrinin parashikimet si rezultat i sanksioneve amerikane. Lideri global për pajisjet e rrjeteve të telekomit është penalizuar nga Shtetet e Bashkuara dhe kompanitë amerikane nuk mund të punojnë me të, me pretekstin se ai përbën një rrezik për sigurinë kombëtare, akuzë kjo që kompania kineze e ka mohuar në vijimësi. Sidoqoftë, drejtuesit thonë se pritet që shitjet për 2019 të arrijnë në rreth 850 miliardë juanë ose 121 miliardë dollarë, 18 për qind më shumë krahasuar me një vit më parë. Edhe pse biznesi mbetet solid, shifra është më e ulët krahasuar me parashikimin e mëparshëm prej 125 miliardë dollarësh. Tani, për drejtuesin e kompanisë, mbijetesa është prioritet i parë në 2020. Sipas tyre, Huawei duhet të bëjë gjithçka që mundet për të ndërtuar ekosistemin e tij të shërbimeve mobile, si kundërpërgjigje ndaj aplikacioneve të Google dhe shërbimeve të saj, për të garantuar që të vazhdojë të shesë smartfonët e saj në tregjet e jashtme. Ndërsa ekspertët e telekomit e konsiderojnë Huawein një lider global për sa i takon pajisjeve 5G, në kuptimin e teknologjisë dhe çmimit, kompania është përballur me pengesa dhe dyshime nga SHBA dhe vende të tjera, për shkak të afërsisë së saj me qeverinë kineze.

Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30