“U harrua pse u krijua BE”/ Rama flet për “Forbes”, për integrimin dhe pandeminë
01/12/2020 15:10

Në një intervistë për revistën Forbes kryeministri Edi Rama i jep përgjigje edhe pyetjes rreth fitimit të terrenit të euroskepticizmit duke e bërë kështu Europën një objektiv të largët. “Absolutisht dhe unë e pohoj fort këtë. Unë mendoj se midis brezit të ri të europianëve, shumë kanë harruar pse u krijua Bashkimi Europian. Është për të ardhur keq që disa njerëzve u mungon kjo ndjenjë e historisë. Europa ka sjellë paqe dhe prosperitet! Ndërsa shqiptarët, të çliruar nga zgjedha komuniste në vitet ’90, ne e shohim Europën si një vend të lirisë dhe stabilitetit. Është gjithashtu e dobishme të kujtohet se nëse Europa ka peshë sot, kjo është për shkak se është e unifikuar. Individualisht, si mund të peshonin fqinjët tanë përballë fuqisë së BRICS-it, me Kinën në mendje? Uniteti është force, Sa për këto kriza ekzistenciale që po kalon BE, unë mund të ndaj vetëm vizionin e Emmanuel Macron. Presidenti juaj ka të drejtë që dëshiron të përparojnë 27 vendet përmes ndikimit të ”qarqeve”, si çifti franko-gjerman, sepse fati i këtyre dy vendeve është të vendosin veten në pozicionin e lokomotivës. Mekanizmat duhet të zhvillohen qartë për të kapërcyer bllokimet e kryera nga “vendet e vogla”. Kjo është bindja ime”. Në këtë intervistë kryeministri Edi Rama flet edhe për përpjekjet në thithjen e investimeve të huaja. “Në të njëjtën kohë, ne jemi në proces të ndryshimit të legjislacionit për të ndërtuar një ekosistem financiar, i aftë për të tërhequr liderë ndërkombëtarë nga teknologjia dhe financat (tregtarët, për shembull) përmes stimujve dhe masave konkurruese. Ambicia jonë është të ndërtojmë një “Zonë të Lirë”, mbi bazën e asaj që mund të ekzistojë në Dubai. Në veçanti, ne jemi duke finalizuar një ligj që synon ”Digital Nomads”, së shpejti ata do të jenë në gjendje të përfitojnë nga një status pa taksa, nga një aeroport i ri ndërkombëtar në qytetin bregdetar të Vlorës, në Rivierën Shqiptare”.

Top News – Rinumërohen kutitë e Fierit. Nisma ‘Shqipëria Bëhet’ shpreson mandatin
30/06 20:01
Top News – Meta, intervistë me vetveten. Presidenti i PL kujton përballjet me amerikanët në 2017
30/06 16:39
Top Channel/ Shtyhet gjyqi ndaj Berishës, mungonin kreu i PD, një prokurore dhe avokatët
30/06 15:01
Top Channel/ Edi Rama sfidon Babain e Brexit: Verifikim faktesh për një deportim total Nigel ose…
28/06 12:03
Top Channel/ Flamur Noka në SPAK, deputeti para prokurorëve për denoncimet e krimeve zgjedhore
27/06 15:12
Top Channel/ Berisha zbulon se kutitë u ndërruan, akuza e re pas rinumërimit: I mbushi PS
27/06 15:10
Top Channel/ Rinumërimi e “zhyt” PD-në, KAS vendos t’i heqë 612 vota si të padrejta
27/06 15:08
Top Channel/ Flamur Noka shkon në SPAK, deputeti demokrat ndodhet para prokurorëve
27/06 12:52
Top Channel/ Kavaja “zhgënjeu” Metën! Rinumërimi i votave të Tiranës po shkon drejt fundit
27/06 12:52
Top Channel/ Rama rikthehet në parlament/ Braçe dhe Koçi abstenojnë në ligjin për sportin
26/06 23:29
Top Channel/ Kavaja “zhgënjen” Metën/ Rinumërimi i votave rrëzoi pretendimet e aleatit të Berishës
26/06 23:16
Top Channel/ Alimehmeti, kur votat nuk mjaftojnë: Sistemi të reformohet, duhet analizë brenda PD
26/06 19:43
Top Channel/ Hapen kutitë që krisën opozitën! Po rinumërohet Kavaja ku u dyshua nga Meta
26/06 19:42
Top Channel/ Meta mbetet në burg, avokati: Karta bankare u përdor nga Kryemadhi
26/06 19:33
Top Channel/ Rinumërimi në Tiranë, problemet me votat nuk e ndryshojë rezultatin
26/06 15:42
Top Channel/ “Varr monumental Kadaresë”! Kërkesa e Gjekmarkajt: Rama e premtoi, por s’e bëri
26/06 15:19
Top Channel/ Lufta ndaj dezinformimit/ Braçe paraqet në Kuvend dokumentin e stratregjisë kombëtare
26/06 15:17
Top Channel/ Debate ne Kuvend, temat që përplasën deputetët
26/06 15:11
Top Channel/“Lushnjës i ikën drejtorët, nuk ka më qofte e raki”, Korreshi: Shyqyr nuk e kam babën, se
26/06 14:07
Top Channel/ Braçe drejtuar ministrit të Brendshëm: Ç’punë ka policia që thërrasin bujqit
26/06 13:31