Top Channel/ Meta mbetet në burg, avokati: Karta bankare u përdor nga Kryemadhi
26/06/2025 19:33

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion vendosi të lejë në fuqi masën “arrest në burg” për ish presidentin Ilir Meta. Avokati i Metës, Kujtim Cakrani renditi për gazetarët pas gjyqit arsyet se përse kreu i PL po mbahet në burg padrejtësisht. Në lidhje me dyshimet e SPAK se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë përdorur një kartë bankare për blerje e shpenzime jashtë vendit të dhënë nga biznesmeni Ardian Shatku, avokati i Metës, Kujtim Cakrani tha se Meta nuk ka qenë në dijeni të asnjë shpenzimi të Kryemadhit me kartën. “Parashtruam arsyet se përse zoti Meta nuk duhet të qëndrojë në kushtet e paraburgimit. Foli vetë edhe zoti Meta për rreth një orë, i cili hodhi dritë mbi pretendimet e organit të procedurës, qoftë për një kartë krediti që dispononte ish bashkëshortja e tij dhe disa veprime të tjera të lobimit që nuk pasqyrohen me emër dhe mbiemër se kush i ka firmosur. Pasi pati një debat me prokurorin Kllapi, në fund gjykata vendosi vijimin e masës së sigurimit. Ne nuk është e se prisnim ndonjë ndryshim të masës, zoti Meta është i bindur se është në burg për arsye politike, një ish kryeministër, një ish president të qëndrojë në masa ekstreme siç është arresti me burg, ka kaluar çdo limit organi i procedurës, duke shkelur edhe Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në rastin Gëllçi kundër Shqipërisë. Kartat janë përdorur të gjitha nga ish gruaja e zotit Meta, Meta nuk ka asnjë dijeni dhe nuk ka përdorur karta në jetën e tij dhe nuk ka asnjë lloj dijenie se çfarë ka ndodhur me zonjën Kryemadhi. Janë dy etnitete dhe secili mban përgjegjësi për veprimet e tij. Askush nuk e di të më japë një shpjegim juridik që të qëndrojë në masën ekstreme siç është arresti me burg”, tha avokati i Metës. I arrestuar në tetor të vitit të kaluar, Meta ndodhet në qeli dhe kërkon zëvendësim të masës së sigurisë nga arrest në burg në një masë tjetër më të lehtë.

Top News- Berisha: Të mobilizohemi në protestë, reforma territoriale i intereson Edi Ramës
03/10 18:23
Top News- Berisha komenton materialet intime të artistëve: Janë marrë nga hakerat e Ramës
03/10 17:34
Top News- “SPAK nuk vepron ndaj Edi Ramës”, Berisha: Në Strasburg ua shpjegova shumë qartë
03/10 17:33
Top News- “SHISH ka përgjuar ambasadat”, Berisha plas “bombën”: U përdor….
03/10 17:33
Top News- Berisha tregon si do çojë Ramën në burg, do ta çmontojmë
03/10 17:33
Top News- Berisha: Reforma territoriale ka vetëm një kriter, i intereson Edi Ramës
03/10 17:32
Top News- Berisha: Ron Yeffet kontrollon gjithçka, ndan paratë me Ramën
03/10 17:32
Top News- “Opozita gati për protesta”, Berisha: Ndryshimet në kodin penal, amnisti për kodin zgjedhor
03/10 17:32
Top News- Berisha i përgjigjet qytetarëve, tregon qëndrimin për Kullën tek Tajvani
03/10 17:31
Top News- “Denoncova narkoshtetin dhe funeralin e Mlladiç”, Berisha tregon takimet në Strasburg
03/10 17:31
Top News-Opozita iu rikthehet protestave! Berisha mbledh aleatët, revoltë më 8 tetor për hartën e re
03/10 14:32
Top Channel/ Berisha bashkëbisedim me ndjekësit në Facebook: Vetëm protestat mund ta largojnë Ramën
03/10 14:06
Top Channel/“Flamingo Mirror”,Rama: Dritarja publike ku do të pasqyrohen të gjitha dosjet qeveritare
03/10 14:03
Top Channel/Qarkullimi i videove intime, Berisha: Bëhen për të zhurmuar amoralitetin e kësaj qeverie
03/10 13:39
Top Channel/ ‘Kapjen e zgjedhjeve Rama e ka jetike’, Berisha:Po informojmë aleatët tanë, Roni Efet..
03/10 13:13
Top Channel/ Territorialja/ Berisha: Paraqitëm një draft me 100 bashki, por Rama i plagosur merr…
03/10 13:10
Top Channel/ ‘Kjo tryezë të funksionojë periodikisht’, Mediu: Të gjejmë kandidaturë fituese për…
03/10 13:08
Top Channel/ ‘Dalja e opozitës jashtë institucioneve i intereson vetëm Ramës’, Berisha: Protestat…
03/10 13:04
Top Channel/ Tryeza opozitare/ Deputeti Blushi propozon protestë kombëtare: Rama po vepron me…
03/10 13:03
Top News- Berisha fton ‘Flamingot’/ PD gati të mirëpres kandidatët nga radhët e protestuesve
02/10 22:42