Teksa Durrësi prej javësh po përballet me emergjencën mjedisore të shkaktuar nga mbyllja e vendgrumbullimit në Porto Romano, një administrator i një kompanie që ofron shërbime pastrimi ka urdhëruar hedhjen e thasëve të tërë me mbetje ushqimore në këtë zonë të Shkozetit. Administratori 52-vjeçar i kësaj kompanie pastrimi (”Alpen Pulito”), Rahmi Dajlani, është arrestuar nga policia për krimin mjedisor të ndotjes së ajrit. Edhe pse kanë parë hedhjen e karrocave me plehra, banorë dhe punonjës kompanish ushqimore në këtë lagje industriale të Durrësit hezitojnë të flasin.