Në qytezën e Këlcyrës duket se jeta i është rikthyer rutinës së zakonshme. Shumë bujtina dhe njësi pritëse për vizitorët këtu kanë filluar të aktivizohen megjithatë duhet thëne se ritmi është i ulët. Banorët këtu dhe ata që presin vizitorë dhe turistë shpresojnë që të paktën fundjavat të jenë aktive. “ Periudha ka qenë e vështirë por ka filluar çelja e sezonit turistik dhe shpresojmë se do të kemi turizëm sidomos nga turistët tanë të vendit dhe zonës. Do të mundohemi t’ju shërbejmë klientëve tanë me produktet e traditës së zonës sonë. Do të kemi pak rënie sepse turistët e huaj ishin pjesa jonë mbështetëse. Humbja është goxha e rëndësishme deri në 30-40% të xhiros”.