Krishti u ngjall… efekt Besimtarët katolikë kremtuan ringjalljen e krishtit me meshën e madhe në mesnatë, kulmi i festimeve që vijoi edhe gjatë të dielës në Katedralen e Shën Palit në kryeqytet. Me mesazhe për dritë dhe shpresë, e lutje të shumta mbizotëroi aftmosfera… Festa u ndje edhe në rrugët e kryeqyetit ku u shkëmbyen vezët e kuqe, si simbol i kësaj dite të shenjtë të besimit të krishterë. Duke pasur në zemër sakrificën e Jezus Krishtit, besimtarët e moshave të ndryshme e përfaqësues fetarë shprehën një lutje të përbashkët: fundin e luftërave.