Top Channel/ 68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, flasin fqinjët: Dhunonte motrat
05/04/2026 20:36

Fund tragjik për një 68-vjeçar nga Durrësi, i arrestuar pak javë më parë për dhunë në familje. Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, Hajri Robi ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, ku ishte i shtruar në reanimacion. Ai u arrestua më 12 mars, pasi ushtroi dhunë ndaj njërës prej motrave të tij, e cila kishte shkuar për t’i ndihmuar në shtëpinë ku 68-vjeçari jetonte me një tjetër motër të sëmurë. 12 vite më parë tentoi të vetëdigjej me benzinë në qendër të qytetit. Të njohurit e tij thonë se u kthye nga emigrimi në gjendje depresive dhe gjendja e tij u rëndua ndër vite. Në shtëpinë e familjes, këtë pasdite mbizotëron heshtja, ndërsa fqinjët tregojnë sfidat e tij. “Janë familje shumë e mirë. Njerëz shumë të urtë e pozitivë. Motrat janë kujdesur gjithë jetën për të, po ai ka qenë me probleme mendore. Është trajtuar, po kohët e fundit degradoi shumë. Arriti dhe vuri dorë mbi të dyja motrat. Njërën motër e ka të sëmurë. Të dyja janë kujdesur në maksimum. Me të tjerët në lagje nuk kishte probleme, gëzonte respekt. I kishte problemet vetëm me veten, po tani në fund edhe me familjarët. Ai tani i mbylli të gjitha. Na vjen keq.” Pas arrestimit në mars, gjykata caktoi për të mjekim të detyruar. Fillimisht u transferua në burgun e Lezhës dhe më pas në spitalin e burgjeve, por gjendja e tij u përkeqësua në fillim të muajit dhe u dërgua në QSUT po u nda nga jeta për shkak të një arresti kardio-respirator dhe sëmundjeve bashkëshoqëruese. Rasti i Robit kthen sërish në vëmendje sfidat e personave me probleme të shëndetit mendor, familjeve të tyre dhe domosdoshmërinë e mbështetjes institucionale për familjet dhe personat që përballen me to dhe dhunën në familje.

Vrau të birin prej mbesës, detaje të reja nga krimi në Gjilan
02/11 23:30
Arbër Hajdari i përgjigjet Veliajt: Nuk kam lidhje me histori politiko-penale
02/11 23:19
Rama: reflektuam për protestat, Sazani ende çështje e pambyllur
02/11 22:58
Top News- Protestë para Kryeministrisë/ Pjesëmarrësit më të pakët, studentët kthehen në auditorë
02/11 22:25
Top Channel/ Lëvizja e fortë, ushtri me AI! Angli-Gjermani vendosin së bashku
02/11 20:25
Top Channel/ Për Halloween 1 në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar
02/11 20:00
Top News- Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Më ke kërcënuar me 100 vite burg
02/11 19:58
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhin! Opozita, shqetësimin për ndërtimin
02/11 19:42
Top Channel/ Kadastra, regjistrohet 95% e pronave! 54 milionë dokumente hidhen në sistem
02/11 19:37
Top Channel/ “Delego pushtetin te Arbër Hajdari”! Veliaj akuzon Ramën nga burgu. Gogu përgënjeshtron
02/11 19:36
Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02
Top News – Kujdes nga ‘Smishing’. Policia paralajmëron për mashtrimin në emër të bankave
02/11 16:15
Top Channel/ Lamtumira për Bashkim Zenelin. Homazhe diplomatit, e bija përlot me fjalët për të atin
02/11 16:12
Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03
Top Channel/ Studentët në protestë. Marshojnë nëpër fakultete, thirrje për bojkot të mësimit
02/11 16:01
Top Channel/Zhupa përplaset me socialistët: Rama e ka humbur shansin për dialog. Malaj: I vodhët…
02/11 15:54
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News- Aksidenti i tmerrshëm në Shkodër. Makina përplas për vdekje këmbësoren në trotuar
02/11 15:36