Trump vs Thunberg/ Përplasje në Davos për klimën
21/01/2020 18:57

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kritikuar “profetët e apokalipsit” të klimës në fjalimin e tij në forumin ekonomik botëror të Davosit ku ambjenti është tema kryesore. Ai apeloi për një refuzim të parashikimeve për apokalips dhe tha se Amerika do të mbrojë ekonominë e saj. Shkatërrimi i ambjentit është në krye të agjendës në samitin e përvitshëm të vendimmarrësve të botës, që mbahet në resortin zviceran të skive. Trump, në fjalimin e tij, tha se ishte koha për optimizëm, jo për pesimizëm. Më tej ai renditi të gjitha arritjet ekonomike të administratës së tij dhe foli për atë që e quajti bumin energjitik të Amerikës. “Ëndrra amerikane është kthyer, më e madhe, më e bukur dhe më e fortë se më parë. Kjo nuk është koha për pesimizëm. Është kohë për optimizëm. Frika dhe dyshimi nuk bëjnë mire”, është shprehur Trump. Duke folur për aktivistët e klimës, ai tha: Ata alarmistë gjithnjë kërkojnë të njëjtën gjë, fuqi absolute për të dominuar, transformuar dhe kontrolluar çdo aspekt të jetës sonë. Trump nuk përmendi në mënyrë direkte aktivisten adoleshente të klimës, Greta Thunberg, e cila ishte në audiencë, por më vonë, kjo e fundit, iu drejtua me një gjuhë të ashpër liderëve politikë, duke thënë: Në rast se nuk e keni vënë re, bota është aktualisht në flakë. “Pyes veten, çfarë do tu thoni fëmijëve tuaj kur t’ju pyesin se cili është shkaku i dështimit tuaj dhe për se i latë ata të përballen me kaosin klimaterik, duke e ditur se ju jeni shkaktarët? Shtëpia jonë është në flakë. Mosveprimi juaj ushqen flakët. Është koha për të vepruar”, u shpreh Greta Thunberg. Edhe pse vendet e botës, përmes marrëveshjes për klimën të nënshkruar në Paris, janë angazhuar ti mbajnë temperaturat nën 2 gradë mbi ato të kohëve para industriale, shkencëtarët thonë se ata janë larg këtij objektivi. Toka, sipas ekspertëve, po shkon drejt një rritjeje temperaturash prej 3 gradësh mbi ato para industriale dhe se vetëm një ndryshim i shpejtë, i paprecedentë në të gjitha aspektet e shoqërisë, do të mund të bënte dallimin.

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24