Trafikimi i veprave antike/ Greqi, policia pranë zbulimit të një rrjeti të gjerë
12/01/2020 15:35

Pas hetimeve të dy javëve të fundit nga Divizioni i Çështjeve Kriminale policia greke ka konkluduar se shtetasi grek i cili është kapur gjatë periudhës së Krishtlindjeve në përpjekje për të shitur një kokë antike me vlera të mëdha historike është pjesëtar i një grupi të madh trafikantesh të objekteve të antikitetit të lashtë grek. Personi në fjalë, 49 vjeç, është arrestuar në fshatin Petri në Korinth pasi i është gjetur dhe konfiskuar një koke Kuru me gjatësi 40 cm ,të cilën ai kërkonte ta shiste për 500.000 euro. Objekti ishte fshehur mes gurëve në anë të një rruge fshati. 49 vjeçari kishte të paktën dy muaj që kishte zënë miqësi me dy persona të tjerë duke mos e ditur që ishin oficerë policie dhe pasi kishte fituar besimin e tyre filloi tu tregojë për antikuarin në fjalë, për çmimin, dëshirën për ta shitur dhe vendin ku e mbante. Koka përbëhet nga gur gëlqeror dhe vlerësohet se është gjetur gjatë gërmimeve në zonën e Nemeas së Lashtë, ndaj dhe i është dorëzuar në Muzeun e Antikitetit në Korinth. Kouros për burrat ,apo Kores për gratë – ishin emrat e statujave të mermerit me përmasa të trupave mashkullore që dominojnë pas periudhës arkaike në mesin e shekullit të 6 para Krishtit. Sipas burimeve policore dihej për më se një vit që koka në fjalë ndodhej në duart e trafikantëve tëc ilët nuk do vononin të përpiqeshin ta shisnin. Vlerësohet sipas informacioneve të orëve të fundit se policia greke ndodhet pranë zbulimit të gjithë këtij rrjeti trafikantësh të objekteve të antikitetit.

Top Channel/ Dhuna në familje, shqetësuese/ 252 raste në Elbasan, pak dënime
21/03 12:50
Top Channel/ Sindroma Down, sfida familjesh! Mungojnë qendrat për të rriturit në Shqipëri
21/03 12:46
Top Channel/ Rriten kostot në bujqësi, plehrat kimike dhe nafta shtrenjtojnë prodhimin bujqësor
21/03 12:22
Top News- Kthyen lavazhin në bazë droge/ Arrestohen dy persona në Sarandë, sekuestrohet kanabis
21/03 10:37
Top News- Aksion për lirimin e hapësirave publike në ish-Bllok/ Hiqen tavolinat dhe karriget
21/03 10:28
Top Channel/ Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy në pranga në Sarandë
21/03 10:02
Top Channel/ Londra hap bazat për SHBA pasi Trump i quajti aleatët e NATO-s frikacakë sot në Evrop
20/03 23:21
Top Channel/ 232 amerikanë të plagosur, Pentagoni: mbi 200 u kthyen, Iran-Izrael vijojnë sulmet
20/03 23:21
Top Channel/ “Nuk jemi në lidhje”, Brikena sqarohet me Mateon për marrëdhënien mes tyre
20/03 22:11
Top Channel/Udhëheqësi i ri i Iranit mohon sulmet ndaj Turqisë e Omanit: Mashtrim për të na përçarë
20/03 20:50
Top Channel/ Franca ndalon anijen me naftë ruse në Mesdhe, reagon Macron: Synojnë të financojnë…
20/03 20:49
Top Channel/ “Vëllai të takoi me xham në mes” Stenaldo përplaset me Rogertin, banori: Nuk e bëjmë…
20/03 20:47
Top Channel/ Trump: NATO, frikacake! Duam të negociojmë me Iranin, por liderët e tyre kanë vdekur
20/03 20:01
Top Channel/ Mesazhet e Brukselit për Shqipërinë, PE: Mbështesim SPAK, jo protesta të dhunshme
20/03 19:57
Top Channel/ Nafta, qeveritë nisin kursimin! Spanja, Italia dhe Serbia ulin akcizën
20/03 19:47
Top News- Magazina me kanabis në Peqin/ Lirohet drejtori i burgut, shpallet në kërkim i vëllai
20/03 19:17
Top Channel/ Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, pamje nga festimet në gjithë Shqipërinë
20/03 17:35
Top News – SKY express sjell më pranë Greqinë dhe Shqipërinë, rritje dinamike dhe investime në rajon
20/03 16:52
Top News – 305 amendime për raportin e Schieder. Grekët për pakicat, perëndimi për drejtësinë e SPAK
20/03 16:39
Top News- Ambasada e SHBA uron Fiter Bajramin/ Trump: Kujtesë për lirinë fetare, parimin themelor
20/03 16:29
DIGITALB DIGITALB