Emiratet e Bashkuara Arabe kanë deklaruar se kanë pranuar për arsye humanitare Presidentin afgan Ashraf Gani dhe familjen e tij. Zoti Gani u arratis nga Afganistani ndërkohë që talebanët po i afroheshin Kabulit. Deklarata e Emirateve e transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve WAM nuk thoshte se në ç’pjesë të vendit ishte strehuar zoti Gani.