Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04/2026 19:13

Pak ditë më parë autoritetet amerikane arrestuan mbesën e Qasem Soleimani, të vrarë në vitin 2020, së bashku me vajzën e saj, duke i akuzuar për lidhje me regjimin iranian dhe propagandë antiamerikane. Bëhet fjalë për Hamideh Soleimani Afshar dhe vajzën e saj Sarinasadat Hosseiny, të cilave u është revokuar “Green Card” nga autoritetet amerikane. Sipas Departamentit të Shtetit, ato kanë promovuar propagandë të Iranit dhe kanë shprehur mbështetje për struktura të cilësuara si terroriste. Zyrtarët amerikanë thonë se Afshar, gjatë qëndrimit në SHBA, ka festuar sulmet ndaj ushtarëve dhe bazave amerikane në Lindjen e Mesme, ka lavdëruar udhëheqjen iraniane dhe e ka quajtur Amerikën “Satani i Madh”. 47-vjeçarja kishte hyrë në SHBA në vitin 2015 me vizë turistike, mori azil në 2019 dhe siguroi “Green Card” në vitin 2021. Ndërkohë, vajza e saj u pajis me dokumentet e qëndrimit në vitin 2023. Sipas autoriteteve, Afshar ka udhëtuar disa herë drejt Iranit edhe pasi kishte marrë lejen e përhershme të qëndrimit. Ndërkohë, në kontrast me qëndrimet politike, jeta e tyre në SHBA rezulton luksoze. Afshar jetonte në Los Angeles dhe ekspozonte stilin e saj të jetesës në rrjetet sociale, me makina të shtrenjta dhe marka të njohura. Edhe vajza e saj kishte një profil aktiv në rrjetet sociale, ku publikonte foto nga pushimet, klubet dhe udhëtimet në vende të ndryshme si Miami, Alaska dhe Las Vegas. Arrestimi i tyre është kryer nga agjentët e emigracionit, ndërsa autoritetet amerikane theksojnë se mbajtja e “Green Card” është privilegj dhe mund të hiqet nëse një individ konsiderohet kërcënim për sigurinë kombëtare. Sekretari i Shtetit Marco Rubio reagoi duke theksuar se SHBA nuk do të lejojë që territori i saj të shërbejë si strehë për persona që mbështesin regjime armiqësore. Kujtojmë se Qasem Soleimani u vra në një sulm me dron të urdhëruar nga Donald Trump pranë aeroportit të Bagdadit në vitin 2020, një ngjarje që rriti ndjeshëm tensionet mes SHBA-së dhe Iranit.

Franca nën ethet e protestave, priten trazira në fundjavë
02/11 23:32
Top News- “SHBA do sulmojë Iranin me armë bërthamore…sulmi brenda pak ditëve”, Trump nën presion
02/11 23:00
Referendumi” për trump, kanë votuar 54 milionë amerikanë para datës zyrtare
02/11 22:47
Top News- Vetëm 20 vjeçe/ Kush ishte pilotja e avionit që u rrëzua në Florida e la pas 9 viktima
02/11 22:30
Top Channel/ Irani hap negociatat me SHBA, bie nafta. Reagojnë menjëherë tregjet
02/11 19:57
Top News – Vuçiç bleu votat / 51 euro për çdo mbështetës, po sërish nuk fitoi
02/11 18:20
Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News – Ushtarët e plagosur shpëtohen nga qielli / Ukraina nis përdorimin e dronëve për evakuime
02/11 15:10
Top News – Frigoriferët nën sulm në Evropë / Temperatura 50 gradë celcius, hakerohen supermarketet
02/11 15:09
Top News – ‘Trump, armë bërthamore mbi Iran’ / Paralajmërimi: Do të sulmojë brenda pak ditësh
02/11 15:05
Top News – Rusia shfrytëzon armëpushimin… / ‘Forcoi pozicionet’, kthehet lufta në Oleshky
02/11 14:27
Top News – Kryeministri i Belgjikës jep dorëheqjen / Negociata gjatë gjithë natës, dështon buxheti
02/11 14:18
Top News – Bie nga 8 mijë metra lartësi në 60 sek / Avioni shpërthen në një lëmsh zjarri, 9 viktima
02/11 14:04
Top News –‘Evropë, rritja më e madhe e çmimit të biletave në histori’, Ryanair në krizë, ngrin pagat
02/11 14:02
Top News – Francë, nxënësit ‘kthehen’ në shkolla / Protesta të kufizuara pas mbarimit të pushimeve
02/11 14:02
Top News – I hodhën policit ‘bombë benzine’ e mori flakë / ‘Tentativë vrasje’, nis hetimi në Francë
02/11 13:50
Top Channel/ Serbi, arrestohet shefi i policisë: Besnik i Vuçiç, studentët e akuzuan për dhunë!
02/11 12:19
Top Channel/ Vendet e Gjirit po armatosen: Frikë për një “ringjallje” të konfliktit SHBA-Iran!
02/11 11:53