Top Nwes – Gjoba dhe ndëshkime për shkelësit në timon/Policia me dorë të fortë, 2356 masa drejtuesve
03/07/2021 19:16

Kontrollet dhe montiromi i akseve rrugore nga policia kanë vijuar në të gjithë territorin e vendit, duke penalizuar të gjithë drejtuesit që janë konstatuar me shkelje të Kodit Rrugor. Patrullat e policisë rrugore gjatë kontrolleve të ushtruara gjatë 24 orëve të fundit kanë arrestuar në flagrancë 14 drejtues mjetesh, nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjëndje të dehur dhe 6 për drejtim mjeti pa patentë. Po ashtu janë pezulluar 66 leje drejtimi, nga të cilat 48 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 18 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjëndje të dehur. Ndërsa në tërësi nga kontrollet në shkallë vendi janë ndëshkuar me masë administrative 2356 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse, mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë. Në disa raste të tjera ndërhyrja e polcisë ndaj abuzuesve në timon është bërë pas telefonatave të qytetarëve në sallën operative. Në një prej rasteve të identifikuara nga telefonatat, sherbimet e policisë konstatuan se një mjet luksoz në rrugën interurbane Durrës-Tiranë, qarkullonte me shpejtësi të madhe dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë dhe më pas bënë bllokimin e automjetit. Pas testimit të alkoolit rezultoi se drejtuesi i mjetit, një shtetas 27 vjeçar, rezultoi se ishte në gjendje të dehur. Ai është arrestuar në flagrance, është ndëshkuar me masë administrative me 30.000 lekë te reja si dhe ju pezullua leja e drejtimit për një periudhë 20 mujore. Po ashtu në rrugën interurbane Tiranë -Elbasan, janë evidentuar nga radari mjete me shpejtësi qe varionin nga 158 km/orë deri në 175 km/orë. Ndërsa në rrugën intreurbane Fier - Vlorë, nga njësia Operacionale e Policisë Rrugore është konstatuar një drejtues mjeti që lëvizte shpejtësi 136 km/orë, me patentën e pezulluar më herët për përdorim të pijeve alkoolike. Gjatë verifikimit rezultoi se përdorte një patentë angleze të falsifikuar. 25 vjeçarit nga Tirana iu hoq patenta përfundimisht si dhe u procedua penalisht për falsifikim të dokumentave.

Top Channel/ Humb jetën 16-vjeçari në Fier, aksident fatal në kryqëzimin e Cakranit
25/12 22:15
Top News- Zelensky kërkon fundin e luftës, njofton SHBA për kushtet e paqes
25/12 21:30
A mbaroj LUFTA?/ ÇFARË po ndodhë me UKRAINËN dhe RUSINË? Eksperti jep LAJMIN
25/12 20:53
Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Levan–Tepelenë, humb jetën një 19-vjeçar
25/12 20:30
Top News- E rëndë! Makinat bëhen copash në Levan-Tepelenë, humb jetën 19-vjeçari
25/12 20:29
Top Channel/ Gruaja myslimane dhe burri ortodoks, Krishtlindja e veçantë në familjen nga Elbasani
25/12 19:56
Top News- Putin negociata me Orban për të shpëtuar Vuçiç, Trump presion mbi Serbinë
25/12 19:52
Top Channel/ Fatura fiktive, penalizohen 360 farmaci, farmacistët: Jo dënim kolektiv
25/12 19:40
Top Channel/ “Vetting” për investimet e huaja! Lëvizja e qeverisë, pas thirrjes së SHBA
25/12 19:37
Top News- Vodhën naftën e mjeteve të punës/ Pezullohen nga detyra tre punonjës të Bashkisë së Vlorës
25/12 19:30
Top News- Kim Jong Un zbulon nëndetësen bërthamore, gati për luftë/ Mesazh Koresë së Jugut
25/12 19:02
Top News- I vuri gjobë, biznesmeni refuzoi / 42 vjeçari e plagos me thikë, arrestohet nga policia
25/12 18:52
Top News- Sherr i madh në Korçë, dhunohet një i dehur nga disa persona
25/12 18:41
Top Channel/ Konflikt në Korçë, një person dhunohet për motive banale, dyshohet se…
25/12 18:22
Top Channel/ Plagosja e biznesmenit me thikë në Kavajë, pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja
25/12 17:55
Top Channel/ Përplasja e anijeve turistike në lumin Nil, TCH siguron pamjet e momentit të aksidentit
25/12 17:46
Top News – Bie çmimi i kokainës, trafikantët ripërdorin narko-nëndetëset, më parë i fundosnin
25/12 17:38
Top Channel/ “Edhe një herë, më falni!”, prefektja e Shkodrës ngatërron urimin e Krishtlindjes
25/12 17:25
Top Channel/ Ushqime pa origjinë! AKU gjen mijëra kg pa etiketë dhe përmbajtje
25/12 15:27
Top Channel/ Rritet dogana për makinat, tarifat e reja sipas madhësisë së motorit të mjeteve
25/12 15:25
DIGITALB DIGITALB