Pas dekretimit të 11 majit, si datën kur do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama mblodhi kryesinë e partisë për të dhënë direktivat sa i takon votës së emigrantëve dhe ndryshimet në drejtimin politik të qarqeve. Të pranishëm online ishin edhe kryebashkiakët e majtë.