Doktor Ilir Alimehmeti ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për primaret brenda Partisë Demokratike përballë Belind Këlliçit dhe Gerti Bogdanit për betejën finale për kreun e Bashkisë Tiranë. Në një deklaratë nga selia blu, Alimehmeti teksa bëri një rezyme të përvojës së tij, tregoi sesi shërbimi në Pandemi e bëri atë të njohur për publikun, teksa kërkon besimin për të qenë qytetari i parë i Tiranës.