Top Channel/ Amnistia “vuloset” në prill për 447 të burgosur, përjashtohen të dënuarit e SPAK
10/03/2026 19:45

Përfituesit e amnistisë më të fundit miratuar nga qeveria më datë 6 Shkurt, do të duhet të presin fitimin e lirisë edhe diçka më shumë se 50 ditë. Burime nga kuvendi i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, se projekt- ligji amnistisë, parashikohet të përfshihet në kalendar për tu diskutuar në komisionet parlamentare, në fillim të muajit Prill. Do të jetë Komisioni Parlamentar i Ligjeve komisioni përgjegjës për të çuar përpara këtë projekt ligj iniciuar nga ish ministri drejtësisë Besford Lamallari. Parashikohet mesi apo fundi Prillit, në miratimin në parlament të projekt ligjit të amnistisë ku në total përfitues janë 447 të burgosur. Nga ky numër total përfitojnë vetëm 4 të mitur dhe vetëm 9 gra. Në projekt ligj parashikohet ulje dënimi për 5 gra dhe dy të mitur. Sikurse nga kjo amnisti përfitojnë ulje dënimi 853 të burgosur të tjerë. Ndërkohë nga Shërbimi i Provës amnistohen 5,077 të dënuar me masa alternative. Projekt ligji amnistisë parashikon po ashtu se duke filluar nga viti 2024 pushohet ndjekja penale për plot 14 mijë procedime për vepra të lehta. Sipas qeverisë përveçse një akt i qartë human dhe një mundësi e dytë për rehabilitim dhe ri-integrim, ky është një hap konkret që ul presionin e popullimit të burgjeve. Ish ministri drejtësisë Besford Lamallari në ditën kur Këshilli Ministrave miratoi amnistinë u shpreh se “nuk bëhet fjalë për tolerancë ndaj krimit, por për një qasje të matur që synon ri integrimin dhe përdorimin më efikas të drejtësisë penale teksa ne po punojmë për të ulur përdorimin e panevojshëm të paraburgimit, në përputhje me shqetësimet e drejta të ngritura nga Këshilli i Evropës. Një prej kritereve strikte të kësaj amnistie është mos përfshirja e asnjë personi të hetuar nga SPAK e më pas dënuar prej GJKKO-s.

Top Channel/ Rritet numri i aksidenteve, Instat: 6% më shumë se viti i kaluar
27/10 23:09
Top Channel/ Dita e 15-të e protestës e qetë dhe me pak pjesëmarrës, digjen kosha mbeturinash
27/10 23:06
Top Channel/ Zbulohet data, ja kur mund të mbahen zgjedhjet. Begaj nis konsultimet
27/10 23:04
Top Channel/ Të rinjtë përballë koshave të mbeturinave, digjet dhe një pemë në Tiranë
27/10 22:59
Top News- Vrau 22-vjeçaren shqiptare në Itali/ Dënohet me burgim të përjetshëm autori
27/10 21:30
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë/ Studentët përsërisin kërkesën: Rama të iki!
27/10 21:24
Top Channel/ Protesta e 15 në bulevard, studentët shmangen incidentet
27/10 20:14
Top Channel/ Debati për të drejtat e autorit, “Acromax” dyshime për censurë, reagon ministria
27/10 20:03
Top Channel/ Debat mes socialistëve për imunitetin e Guvernatorit, miratohen ndryshimet në ligj
27/10 19:42
Top Channel/ Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete
27/10 19:18
Top News- “Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes”, Rama reagon për Paketën e re Fiskale
27/10 19:15
Top Channel/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme
27/10 18:42
Top News – SPAK çon për gjykim grupin Rraja. Trafikuan tonelata me lëndë narkotike në Europë
27/10 18:37
Top Channel/ Pasi hoqën pllakatën e Aleks Nikës, protestuesit tjetër mesazh: 21 janar ka çdo ditë
27/10 18:26
Top News – Bora e parë në Kukës/ Reshjet përfshijnë disa fshatra malorë
27/10 18:10
Top News – Kukësi ‘mbulohet’ me petkun e bardhë, shënohen reshjet e para të dëborës
27/10 17:49
Top Channel/ Bora mbulon zonat malore të Kukësit, temperaturat bien ndjeshëm
27/10 17:42
Top Channel/Berisha denoncon paketën e re fiskale:PD do ta anulojë, vendosim taksën e sheshtë 10%
27/10 17:05
Top News- Dita e 15-të e tubimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave
27/10 17:04
Top Channel/ Digjen koshat e plehrave te Ministria e Arsimit, marshojnë drejt kryeministrisë
27/10 16:52