Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të bëjnë thirrje për dialog mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar. Por teksa kritikat për heqjen e dinarit serb nga qarkullimi në Kosovë janë shtuar, një zë kundër Serbisë vjen nga Gjermani. Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut, Michael Roth ka deklaruar se Serbia po ngjan gjithnjë e më shumë me një regjim autoritar.